Top List

Nëntë gra shqiptare tregojnë unazat e fejesës

19 Tetor 2018

Nëntë gra shqiptare tregojnë unazat e fejesës

Ne flasim shpesh për unazat. Si të gjeni ç’masë jeni, ç’thotë unaza e fejesës për ju, a është kjo unaza më e vogël në historinë e njerëzimit, trendet më të fundit të unazave. Madje flasim dhe për unazat e të tjerëve. Lady Gaga shpalli fejesën me një unazë gjigande, Ariana Grande i dha fund fejesës dhe ktheu mbrapsht një unazë gjithashtu gjigande. Flasim për unazat e kujtdo dhe tani është momenti të flasim për tuajat.

Në faqen tonë në Facebook, u kërkuam lexuesve tanë të na dërgojnë një foto të unazës së fejesës, bashkë me një histori të shkurtër të propozimit. Këto tetë gra u përgjigjën të parat. Dërgoni dhe ju tuajat nëse doni, t’i shtojmë në vijim.

1. “Kjo është unaza ime e fejesës. Kur ma dha më bëri me hile se gjoja ishte dhuratë për ditëlindje. Pra, me një gurë vrau dy zogj. Për më tepër, më thoshte ‘ç’doje ti, të të ulesha në gjunjë?’ Gjithsesi, e shleu kur më dhuroi një tjetër për dy vjetorin tonë. Më të bukur dhe më të shtrenjtë. Unë përsëris vetëm këtë mbaj. Kjo më përshtatet.”

Nëntë gra shqiptare tregojnë unazat e fejesës

2. “Unazën e mora ditën e ditëlindjes sime, kur edhe më propozoi.”

Nëntë gra shqiptare tregojnë unazat e fejesës

Nëntë gra shqiptare tregojnë unazat e fejesës

3. “10 gusht 2003, në buzë të detit. Sa kujtime të bukura.”

Nëntë gra shqiptare tregojnë unazat e fejesës

4. “Kjo unazë erdhi pas tre vitesh lidhje. Këtë muaj mbush dy vite që e kam vendosur në gisht. Më duket gjëja më e bukur, simboli i dashurisë sonë. Dashuria nuk shfaqet me unazë, por edhe ajo ka rëndësinë e vet.”

Nëntë gra shqiptare tregojnë unazat e fejesës

5. “Kjo është unaza ime e fejesës. Ndoshta nuk është më e bukura në botë, por më ka falur lumturinë e gjithë botës.”

Nëntë gra shqiptare tregojnë unazat e fejesës

6. “Kjo është unaza ime. S’jam e fejuar, por kjo unazë ka udhëtuar kilometra me radhë për të ardhur tek unë në kushte shumë të vështira. Është flori dhe në anë edhe pse s’duket.”

Nëntë gra shqiptare tregojnë unazat e fejesës

7. “Ka dhuratë më të bukur se kur ta bën fëmija yt?” Djali pa të atin që më dhuroi unazë për ditëlindje dhe bëri të njëjtën gjë dhe biri i mamit. Dashuria ime!”

Nëntë gra shqiptare tregojnë unazat e fejesës

8. “Dashuria ime më dhuroi këtë për ditëlindje dhe njëkohësisht më propozoi dhe për martesë. Gurët janë një diamant dhe dy esmeraldë që kanë shumë domethënie për ne të dy. E falenderoj që më ka bërë femrën më të lumtur.”

Nëntë gra shqiptare tregojnë unazat e fejesës

9. “Unaza ime 8 mijë lekëshe. I ka rënë pak guri, por s’ka gjë. Gjejmë tjetër prap.”

Nëntë gra shqiptare tregojnë unazat e fejesës