Një çrregullim në shikim e ka ndihmuar Leonardo da Vinci- n për të krijuar forma 3- dimensionale në pikturat dhe skupturat e famshme. Ky është rezultati final i studimit më të fundit rreth gjeniut italian.
Profesori Christopher Tyler nga Universiteti i Londrës shprehet se Da Vinci vuante nga strabizmi. Tyler e bëri zbulimin duke studiuar sytë në gjashtë kryevepra të artistit që mendohet të jenë portrete ose vetëportrete, duke përfshirë vepra si Njeriu Vitruvian dhe Salvator Mundi, piktura më e shtrenjtë e të gjitha kohërave. Nisur nga matjet e bëra rezultoi se Da Vinci gëzonte një vizion stereoskopik (shikueshmëri mes dy syve duke mundësuar perceptim të thellë) dhe monocular (përdorim i njërit sy për të interpretuar imazhe tre- dimensionale në një kanavacë të sheshtë apo dy- dimensionale.
“Shumë artistë, nga Rembrandt- i te Picasso mendohet se kanë patur strabizëm. Da Vinci po ashtu.” deklaron profesori.


Ekzaktësisht thuhet se Da Vinci kishte exotropi, një lloj strabizmi që prek vetëm 1% të botës. Kjo gjendje, në kontrast me shikimin e tij normal në syrin tjetër, e ndihmonte në zhvillimin e një kuptimi më të thellë të objekteve tripërmasore, e kjo ka bërë që pjesa më e madhe e veprave të Da Vincit të kenë dritëhije perfekte.