
Jam një burrë në të pesëdhjetat dhe gjithë jetën time kam fantazuar të dominohem nga gra. Duke qenë se jam burrë në një vend pune goxha tradicional, jam i sigurt se stafi i sekretarisë do të mahnitej nga fakti se dëshira ime më e thellë seksuale është të jem shërbëtori i një zonje të pasur.
Kam tentuar t’i bëj realitet fantazitë e mia duke blerë uniforma shërbëtoresh dhe duke i mbajtur veshur teksa pastroj shtëpinë. Disa prej të dashurave të mia s’e kishin problem, por sërish nuk tregonin entuziasëm. Këtë vit, përmes një shërbimi telefonik për këtë punë, u njoha me një dominuese që sapo ishte shpërngulur dhe kishte nevojë për pastrues. U takuam në një vend publik për intervistën dhe pasi u sigurua se po tregohesha i sinqertë, më ftoi në shtëpinë e saj për një provë. E vesha me shpejtësi uniformën e zezë me përparëse të bardhë dhe fillova punë.
Më la të pastroja kuzhinën, banjën, dhomën e ndjenjies dhe hollin, por më mbajti larg zonave personale si dhomat e gjumit dhe lavanteria. Në fakt, po më urdhëronte dhe kritikonte punën time. Që na ajo ditë, jam bërë pastruesi i saj i përhershëm. I bëj gjithë punët asaj dhe vajzës së saj të rritur.
Ndoshta po vrisni mendjen, po seksi ku është? Larg shtëpisë së saj, më eksiton shumë ideja e nënshtrimit dhe më emocionon vështrimi në sytë e saj kur i dal përpara me uniformë, gati për të marrë urdhrat. Gjithashtu, mbaroj pas përçmimit që shpreh e bija. Për vite me radhë, kam vrarë mendjen pse të qenit shërbëtor më duket eksituese. Tani, një ditë në javë, jam i qetë teksa pastroj.
Shkruar nga një burrë anonim për The Guardian