Celebrity

Si u përball Kanye me skandalin e videos së seksit të Kim- it

31 Tetor 2018

Si u përball Kanye me skandalin e videos së seksit të Kim- it

Kanye West ka qenë shumë i zënë së fundmi. I është dashur të takojë “vëllain e tij” Donald Trump, ka vendosur kapele me logon “Bëje Amerikën një vend për së mbari sërish” si dhe ka deklaruar se skllavëria është një alternativë (më vonë kërkoi ndjesë për këtë të fundit).

Si u përball Kanye me skandalin e videos së seksit të Kim- it

Sigurisht e gjitha kjo bëri që Kanye të humbiste shumë fansa, por sigurisht, Kim- in jo!

Si u përball Kanye me skandalin e videos së seksit të Kim- it

Arsyeja? Sepse Kanye bëri dikur të njëjtën gjë për të. Në një intervistë me Van Jones në “The Messy Truth”, Kim foli për mbështetjen e jashtëzakonshme të të shoqit. Kanye e ka dashur, tregon ajo, pavarësisht se ç’thuhej për videon e saj të seksit dhe kjo sigurisht e shtyn akoma më shumë t’i qëndrojnë në krah reperit në këto ditë të vështira.

“Ai i doli kundër botës për mua, në një kohë kur gjithkush i thoshtë se “Nuk mund të dalësh me një vajzë që ka video porno. S’mund të dalësh me një vajzë reality show- i. Do të të shkatërrojë karrierën.” Të gjithë ia thanë... Dhe për mua ai iu tha “Nuk do më tregoni çfarë të bëj. Do t’ju tregoj si gjithçka do të shkojë mirë.”

Kardashian shtoi se gjithmonë e ka vlerësuar këtë gjë tek Kanye dhe se pëherë do të bëjë të njëjtën gjë për të.