Social Buzz

Cacophobia – frika nga gjërat e shëmtuara. Zbulo nëse ‘vuan’ edhe ti

15 Nëntor 2018

Cacophobia – frika nga gjërat e shëmtuara. Zbulo nëse

Në rubrikën “Flakë Fare” në “Pop Culture, në fillim të nëntorit, Kelvi e pyeti Aulonën nëse i gjykon njerëzit nga pamja e jashtme. “Bëra një deklaratë tek ‘Soirée’ javën e kaluar dhe thashë që fobia ime më e madhe janë njerëzit e shëmtuar, se janë të palumtur dhe si pasojë e kësaj janë njerëz të këqij. Ç’mendon për këtë?", pyet ai.

“Mendoj se bukuria është koncept relativ. Nuk them që nuk ka njerëz të shëmtuar dhe se jemi të gjithë të bukur. E rëndësishme është që të ndihesh mirë me veten tënde. Unë kam disa kritere për bukurinë,” u përgjigj Aulona.

Të njëjtën pyetje Kelvi ia ka bërë edhe Aurela Hoxhës, e cila u shpreh se "i gjykon njerëzit nga pamja fatkeqësisht, edhe pse do donte të mos ndodhte".

“Ka pasur diçka kur kam qenë e vogël. Mami ma thotë gjithmonë që unë kisha një gjë si frikë nga njerëzit jo shumë të bukur. O Zot më fal se është krijesë e Zotit, por realisht kisha frikë,” tha Aurela dhe tregoi më pas një histori të fëmijërisë, ku ndërronte rrugën për të mos u shkëmbyer me një zotëri, i cili sipas saj ishte i madh dhe “i shëmtuar”.

Tani natyrshëm na lind pyetja: A ekziston fobia nga njerëzit dhe gjërat “e shëmtuara”.

Paraprakisht, na duhet të sqarojmë shkurtimisht se çfarë nënkuptohet me “njerëz të shëmtuar”. Sigurisht që standardet e bukurisë kanë ndryshuar me kohën. Ajo që quhej dikur e bukur, nuk konsiderohet më si e tillë sot. Prandaj edhe në këtë pikë është gati e pamundur të bëhen përkufizime, për aq kohë sa konceptet mbi të bukurinë, mbi parimet estetike, mbi mënyrën si gjykohen njerëzit janë të ndryshme nga njëri individ tek tjetri.

Megjithatë, duam apo s’duam ta pranojmë, ekziston vërtet fobia nga gjërat e shëmtuara. Quhet cacophobiacaco nga greqishtja do të thotë diçka e keqe ose e pakëndshme dhe phobia i referohet frikës.

Në një intervistë për “Vice” në vitin 2015, një burrë anonim që preferoi ta quanin Richard Simpson, sqaroi gjithë ndjesitë e tij si dikush që vuan nga cacophobia.

Cacophobia – frika nga gjërat e shëmtuara. Zbulo nëse

“Kur jam në tren për shembull lëviz sa andej-këtej derisa të gjej një vend ku të jem pranë me dikë të bukur. Nëse nga 1-10, njerëzit janë të bukur 6 ose më tepër, atëherë qëndroj me ta.”

I martuar dhe me 2 fëmijë, Richard-i as nuk do ta mendojë që njëri prej djemve të sjellë në shtëpi një të dashur “të shëmtuar”. “Sigurisht që do të kem problem. Por jam i sigurt që ai do të dijë të zgjedhë”.

Zakonisht njerëzit që nuk i durojnë dot gjërat e shëmtuara, kanë tendencën t’i largojnë medoemos ato, të bëjnë krahasime midis njerëzve, nuk ndihen rehat pranë tyre, mendojnë se nuk janë të zgjuar ose të lumtur etj.

Në të tilla kushte, zgjedhet e tyre në jetë janë të kufizuara; ose e bukur (sipas konceptit të tyre mbi bukurinë) ose fare.