Çfarë po ndodh rreth nesh

Blerim Destani thyen rekorde në Gjermani

18 Tetor 2014

Blerim Destani thyen rekorde në Gjermani

Blerim Destani mund të quhet pa frikë ndër aktorët më të dashur në Gjermani. Brenda një kohe të shkurtër ai ka realizuar disa filma, ku është përzgjedhur nga regjisorë të rëndësishëm në rolin e protagonistit. Suksesi i tij i momentit mban titullin "The whore" apo në gjuhën gjermane "Die wanderhure" që është një film televiziv gjerman bazuar në një ngjarje të ndodhur në Konstanz të Gjermanisë mes viteve 1414-1415.
Skenarist i filmit është Iny Lorentz dhe është adaptuar nga Gabriele Kister, ndërsa drejtues i filmit Hansjorg Thurn, të gjithë emra të njohur të kinematografisë. Ky film ka bërë jehonë të madhe në Gjermani e në shumë vende europiane. Madje një e përditshme gjermane shkruan se premiera e filmit ka arritur mbi 10 milionë shikues të cilët tashmë e njohin dhe e duan protagonistin shqiptar. Mes tyre aktorë të tjerë të tjerë janë Anexandra Neldel, Attila Arpa, Alexander Beyer, Thomas Morris etj.

Blerimi rrëfen për "Bluetooth" se profesioni që ka nuk i ka dhënë vetëm famë e sukses, por edhe të ardhura të mira të cilat i mjaftojnë të bëjë jetë luksoze.

Emri juaj po përmendet shumë, sa vite karrierë keni dhe cilat janë sukseset me të cilat mburreni?
Jam i lumtur që mundem të them se karriera ime është përplot me projekte që kanë shënuar rrugën time artistike. Çdo projekt ka peshën e vet si vlerë, dhe vulën e vet në karrierën time. Mund të them së "Koha e kometës" shënoi një fillim të mbarë për mua, pastaj filmi "Dossier K", e rrumbullakosi fazën e parë dhe ishte shtyllë e fortë për fazën e dytë. Më pas pasuan shumë projekte ndërkombëtare që më mundësuan të bashkëpunojë me aktorë dhe regjisorë të kalibrit më të lartë në kinematografinë botërore. Pastaj erdhi faza e tretë që unë për vetë e quaj faza e fimave gjermanë, të zhanreve të ndryshme, nga filma hisotik "Die wanderhure", në filma eksperimentalë si "Berlin Projekt, filma të zhanrit aksion "Harms" dhe "Hit", deri në komedi siç është filmi "Frauen". Kuptohet që në këtë fazë është edhe filmi shqiptar "Amsterdam Express". Lista e filmave është më e gjatë, por mendoj që mjafton t'i përmend vetëm këto projekte. 

A keni arritur deri në atë shkallë sa i thoni vetes, "Deri këtu është mjaftueshëm dhe nuk do të vazhdojë më tej"?
Jo. Unë mendoj se karriera ime është vetëm në një fillim të mirë.

Po cili është synimi i Blerimit?
Çdo vepër artistike bëhet me qëllimin për të lënë gjurmë në kohë, për të folur për kohën që vepra trajton, kështu edhe unë dua që kohën time ta shënoj me vepra që do të ngelen si gjurmë të përhershme në kinematografike.

I përfolur gjithandej për punë, suksese, femra e jetë luksoze, kush është Blerimi i vërtetë, çfarë fshihet brenda zemrës tënde?
Jam njëri i lumtur pasi pasionin tim më të madh në fëmijëri e kam profesion të jetës. Dhe vazhdoj me përkushtim të punojë punën që e dua dhe të shijojë frytet e punës sime.

Si nis një ditë e juaja? Në cilën orë zgjoheni zakonisht?
Gjithçka varet nga dita që më pret dhe se si e kam orarin e obligimeve. Zakonisht zgjohem shumë herët.

Gjëja e parë që bëni? 
Shikoj orën.

Dhuroni puthje gjatë ditës?
Mendoj se puthja nuk dhurohet, puthja jepet dhe merret.

Ju ndodh që të flini i vetëm?
Edhe ndodh (qesh). zakonisht thuhet që për gjërat që nuk të ndodhin shpesh, të merr malli.

Si ndihet Blerimi kur dashuron?
Dashuria është festim i jetës. Më pëlqen ta festojë jetën.


Intervistën e plotë e gjeni në numrin e sotëm të "Suplementin Bleutooth".


Burimi: Suplementi Bluetooth