TV Mania

Hera e parë e Rudina Dembacajt ishte si “një film pa muzikë”

17 Nëntor 2018

Hera e parë e Rudina Dembacajt ishte si “një film pa

Kur themi hera e parë, e kemi fjalën për herën e parë në shtrat, atë që idealizojmë të gjithë, e imagjinojmë më poetike se kurrë, rrethuar nga trëndafila, qirinj dhe aroma e ngrohtë e pasionit.  Diçka alla “Triumfi i Dashurisë”. Ah, ç’ëndrra!

Rudina Dembacaj ka kaluar ekzatësisht të njëjtën gjë si adoleshente. “Unë jam rritur në periferi, në Lezhë dhe herën e parë e imagjinoja magjike,’ tha moderatorja në “Pop Culture,” në rubrikën “Flakë Fare”.

Kur ishte 19 vjeç, Dembacaj pati fatin të përjetonte “magjinë” e herës së parë me dikë në shtrat. S’ishte as vonë, as herët për të. Thjesht atëherë e ndjeu.

“Por s’ishte gjë. Ishte si film pa muzikë. Kishte nevojë për pak drejtim regjizorial,’ tha ajo. Ne, nga kjo anë e ekranit, pohuam me kokë.