Showbiz dhe TV

Përçahet ‘Babastars’: Kënga më e re e Agon Amigës, sulm ndaj Getoarit?

19 Nëntor 2018

Përçahet ‘Babastars’: Kënga më e re e Agon

Agon Sulejmani, i njohur për publikun si Agon Amiga ka publikuar këngën e tij më të re “Oh bir” që thuhet se është një diss i pastër ndaj Getoarit.

Sipas emisionit “Sevenbizz”, Agoni i drejtohet Getoarit me fjalët:

“T’kom msu qa me vesh, t’kom msu qa me ble, sot mas 15 vjetve jeni tu ma tesh”

Burime për emisionin thonë se kënga në fjalë paralajmëron largimin e Agon Amigës nga Babastars dhe madje do të jetë vetë reperi ai që së shpejti do të konfirmojë largimin. Babastars u krijua në 2010- n për të patur hite absolute përgjatë viteve.

Përçahet ‘Babastars’: Kënga më e re e Agon

Megjithatë marrëdhënia e Amigës me Getoarin daton shumë më herët se Babastars. Ju kujtojmë se dyshja qe e para në krijimin e grupit ‘Tingulli Trent’.