Ngaqë Amerika po përgatitet për dhuratat e Krishtlindjeve, shumica – në mos të gjitha – e faqeve online bëjnë ulje të mëdha. Ne kërkuam në Shopbop, Nasty Gal, Asos, Uniqlo dhe ViaAnabel dhe zgjodhëm nga tre veshje për faqe. Janë kaq lirë, sa është mëkat të mos i marrësh parasysh. Ne të paktën, u tunduam shumë.
Shopbop, 25% ulje në çdo produkt me çmim të plotë dhe intervale të tjera uljesh.
Këto çizme mbi gju nga Stuart Weitzman janë të shtrenjta, por një investim që ia vlen. Me ulje, kushtojnë $558.
Ndërsa ky fustan me pika nga re:named, mund të vishet në çdo stinë. Mjafton të shtoni një këmishë poshtë, një pulovër lart ose thjesht një xhaketë. Kushton $63.
S’kemi ç’të themi për këtë pallto bezhë nga cupcakes and cashmere. Kushton $175 dhe nëse shpenzoni më shumë se $200 në Shopbop, përfitoni 25% ulje me anë të kodit MORE18.
ViaAnabel, ulje deri në 72% në produkte të përzgjedhura.
I gjithë kostumi nga Anne Klein, në një të bardhë të pastër, kushton vetëm €60. Nëse ju ftojnë në “Xing me Ermalin” ndonjë ditë, e keni gati veshjen. (Shumë prej të ftuarave në emision veshin kostume të bardhë – dhe ngjajnë yll.)
Dashuri me shikim të parë. Një çantë vintage Versace vlen shumë herë më shumë se €110, por nëse tregoheni të zgjuar, mund ta bëni tuajën për pikërisht aq.
Ky fustan Hugo Boss i shëmbëllen diçkaje që do zgjidhte Meghan Markle për një nga angazhimet e saj mbretërore. Kushton €121!
Nasty Gal, gjithçka me gjysmë çmimi.
Nëse blini çizmet Stuart Weitzman sipër, blini dhe këtë fustan të zi, i keni zgjidhur punë vetes. Një look që s’vdes kurrë. Fustani kushton €34.
Është e vështirë të gjesh çizme të lezetshme për dimër, apo jo? Këto në foto duket sikur janë bërë me gjithë kërkesat tona në mendje. Të thjeshta, por jo shumë të thjeshta. Me takë, por jo me shumë takë. Dhe kanë dhe lidhëse, dhe zinxhir. Për vetëm €26.50.
Një fustan që të nxjerr në pah format dhe kushton €15? Po, të lutem.
Asos, 20% ulje me anë të kodit HELLO20.
Gjithçka rreth kësaj xhakete është perfekte. €103.69, pa aplikuar uljen.
Le të biem dakord që dimri nuk është stina ideale, por disa aspekte, si për shembull të mbështillesh me një shall si batanije, e bëjnë të durueshëm. Shalli kushton €24.89, pa aplikuar uljen.
Një pulovër e butë, e ngrohtë dhe për më tepër, në një ngjyrë të veçantë. Kushton €34.36 pa aplikuar uljen.
Uniqlo, ulje të ndryshme në produkte të përzgjedhur.
Këtë xhupin e imagjinojmë fare mirë në trupin e Rihanna-s, ndoshta dy ose tre masa më të madh. Kushton €109.90.
Një këmishë e bardhë, sigurisht. Ç’të bësh pa një të tillë? Kushton €19.90.
Kjo pulovër duket e shtrenjtë, por nuk është. Kushton vetëm €19.90.
Pazar të mbarë! Na tregoni ç'bletë.