Showbiz dhe TV

Pikërisht dje, Alban Skënderaj vendosi të na dhuronte ‘Nëntor 26’

27 Nëntor 2018

Pikërisht dje, Alban Skënderaj vendosi të na dhuronte

Ditën e djeshme Alban Skënderaj ka publikuar produktin e tij më të fundit muzikor të titulluar “Nëntor 26”. Bëhet fjalë për një këngë që nga fillimi në fund shoqërohet nga ritmet akustike dhe që si tematikë ka një dyshim të vogël në çift.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Premiere: Alban Skenderaj - Nentor, 26 Link in Bio (Ndjese por kenga u ringarkua ne kanal pasi versioni i pare kishte disa probleme me audion)

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Në fillim këngëtari nëpërmjet teksit të këngës tregon se partnerja e tij është bërë gati për të dalë, pikërisht në mbrëmjen e ditëlindjes së tij, duke harruar ta urojë siç duhet.

Ku po shkon? Ku po shkon?

Kë po pret kaq gjatë?

Më thuaj, ku po shkon? Ku po shkon?

Gati është mesnatë

Me këto fjalë i drejtohet këngëtari të dashurës, duke na bërë deri në fund të këngës të mendojmë se bëhet fjalë për ndonjë ndarje, apo tradhti.

Gjithë ditën si naiv nga ty une prita mbrëmjen t’a kalonim bashkë

Sot që eshte nëntor 26, 26

Pasi na ka mërzitur të gjithëve mirë e mirë, në strofën e parafundit të këngës zbulohet e gjithë fabula e saj.

Në fakt nuk bëhej fjalë për asgjë nga ato që ne na kishte shkuar mendja, por për një surprizë të përgatitur nga partnerja për këngëtarin.

Sidoqoftë, nëse po mendoni se Albani e ka shkruar tekstin dhe muzikën nisur nga ndonjë histori pesonale nuk dimë t’ju japim një përgjigje të saktë. Vetëm t’ju tregojmë se ditëlindja e vërtetë e këngëtarit është më 20 prill de jo më 26 nëntor.