Top List

Këngët patriotike që i di çdo shqiptar!

28 Nëntor 2018

Këngët patriotike që i di çdo shqiptar!

Në Ditën e Flamurit menduam të gjenim hapësirë për t’i kushtuar një artikull të posaçëm muzikës patriotike shqiptare. Instiktivisht, e para që na erdhi në mendje ishte “Për ty atdhe”, një këngë madhështore e realizuar mjeshtërisht nga zëri i fuqishëm i Mentor Xhemalit apo Vaçe Zelës.

Nuk je shqiptar nëse nuk ke dëgjuar të paktën një herë “Rrjedh në këngë e ligjërime”.

Nga këtu na shkoi ndërmend “Albanian” e Etnon feat Lyrical Son & Dj Blunt, e cila u realizua 13 vite më parë, në 2005- n. Ju kujtohet kur në kor këndonim:

“Unë jetoj kuq e zi marr frym’ shqip 
shoh kuq e zi gjaku m'rrjedh shqip 
jetoj ktu me plis me tradit’ e bajrak 
me kanun e me ligj me fis e me gjak”

Për këdo që ende sot, ashtu si unë nuk e di me saktësi refrenin, ja ku është:

“Red and black I dress eagle on my chest 
It's good to be an ALBANIAN 
Keep my head up high for that flag i die 
Im proud to be an ALBANIAN”

“Kuq e zi mbaj shqiponjën në gjoks/ Është mirë të jesh SHQIPTAR/ E mbaj kokën lart për atë flamur jap jetën/ Jam krenar që jam SHQIPTAR”

Kokë më kokë me “Albanian” qëndron kush tjetër veçse “Shqipe” e Produkt 28.

Më liniiiii se e këndoj vetë:

“Hapi krahët ti, fluturo tani
Hapi krahët shqipe përmbi Shqipëri
Hap krahët shqipe fluturo
Hap krahët shqipe shko lajm ço”

Vëmendjen këtu tani! Meqë këngët kushtuar tokës shqiptare janë të shumta menduam të përqëndroheshim brenda 10- vjeçarit të fundit. Lista e mëposhtme përfshin këngë ritmike, të ndjera ndaj përgatituni:

Rozana Radi - O sa mirë me ken shqiptar 

Nëse nuk është fort në tipin tuaj kemi diçka më tradicionale nga Shkurte Fejza:

Nga Shkurtja kalojmë te Shyhrete Behluli dhe Poni me “Jemi një”.

Ponin jua risjellim edhe me Artjola Toskën “Fol Shqip”:

Në 2015- n, Elvana Gjata dhe Flor Mumajesi do të vinin me këngën “Kuq e zi je ti”, e dëgjuar kaq shumë ndër vite sa sfidoi ndjeshëm edhe himnin shqiptar.

Në recitalin e saj, Gjata realizoi edhe versionin akustik të “Ti Shqipëri më jep nder” nga Naim Frashëri.

Zhvendosemi pak te kënga që gjendet mundësisht në çdo festë, event apo club nate. E dini vetë ju:

Nuk mund të lëmë pas këngën e 100- vjetorit të Pavarësisë “Në një flamur të pandarë” që bëri bashkë emra si Selami Kolonja apo Kastriot Tusha:

Kalojmë te:

Unikkatil - Kuq E Zi feat. Klepto

Barbana Dini - Thrret Prizreni mori Shkodër

 dhe Meda, Sinan Hoxha ft. Seldi - Kuq e Zi

Gëzuar festën!