Anabel Gruaja

Këshillat që J.Lo mori nga i dashuri do t’ju vlejnë dhe ju përjetë

29 Nëntor 2018

Këshillat që J.Lo mori nga i dashuri do t’ju vlejnë dhe ju

Prej tre dekadash, Jennifer Lopez është gjigande e industrisë së argëtimit, me përvojë në muzikë, televizion dhe kinematografi.

Ama, vetëm kur u lidh me Alex Rodriguez kuptoi se mund të ishte edhe më e suksesshme. Gjatë një interviste në LinkedIn, Jennifer zbuloi se i dashuri i saj prej dy vitesh e ndihmoi të përmirësonte praktikat e saj si businesswoman.

“Ti je produkti,” i tha Alex asaj. “S’e kisha kuptuar deri kur Alex erdhi në jetën time me njohuritë e tij të botës së biznesit dhe përvojën që kishte ai vetë në pronat e paluajtshme, me firmat e financimit, e të tjera gjëra të kësaj natyre. Thellë thellë, e dija se kur i bëja një kompanie dy miliard dollarë, dhe merrja vetë më pak se 5 përqind të vlerës – ndoshta goxha më pak se aq –  diçka nuk shkonte këtu.”

Që kur u tërhoq nga bejsbolli profesionist, Alex Rodriguez themeloi (dhe shërben si CEO) një kompani me investime të ndryshme duke përfshirë prona të paluajtshme, ndërtim dhe fitnes.

Lopez e ka ditur gjithnjë sa vlen, sidomos si një grua në Hollywood, dhe ka dashur që të gjithë të bëjnë si ajo: t’ia dinë vlerën vetes.

“Ne, artistët, jemi shumë mirënjohës për faktin që mund të bëjmë atë që duam të bëjmë dhe s’i japim vetes atë që vlejmë dhe meritojmë. Mendoj se edhe gratë në përgjithësi vuajnë nga ky problem,” tha ajo. “Tani, në këtë moment, gjërat po ndryshojnë për gratë.”

Më parë, pa nevojën e A-Rod, Jennifer ka mësuar se vonë në jetë, është më mirë të thuash “jo” më shpesh. “Preferoj të punoj me zgjuarsi dhe jo me djersë,” tha ajo.

Një përmbledhje e shkurtër. Ju jeni produkti. Në çdo vend pune që synoni, ju jeni produkti. Marketojeni veten mirë, shituni shtrenjtë. Dijani vlerën vetes dhe mos pranoni asnjë qindarkë më pak. Aq më tepër nëse je grua. Diferencat në pagë mes burrave dhe grave janë për të ardhur keq dhe mos pranoni të bëheni pjesë e problemit.