Zyra e Kombeve të Bashkuara për Krimet dhe Drogën (UNODC) ka përpiluar së fundmi një raport që mban emrin “Studimi global për vrasjet me bazë gjinore për gratë dhe vajzat”.
Sipas grafikëve të publikuar në raportin në fjalë, vihet re që vendi ynë ka numrin më të lartë të vrasjeve nga partnerët intimë (bashkëshorti, i dashuri). Pra, pjesa më e madhe e vrasjeve të grave në Shqipëri kryhen pikërisht nga partnerët e tyre – në total vrasjet e grave janë 1 për 100 mijë.

Referuar të dhënave globale, gratë e vrara nga partnerët përbëjnë 58% të gjithë vrasjeve të raportuara vitin e kaluar.
– Dhuna –
Sipas të dhënave te INSTAT, ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje. Qarku i Durrësit ( Durrës – Shijak – Kavajë) ka numrin më të lartë të grave të dhunuara.
Qarku i Vlorës mban vendin e dytë, i ndjekur nga Tirana.
Qytetet me numrin më të ulët të dhunës janë Dibra dhe Kukësi.
Shënim: Artikullin mund ta lexoni të plotë në Monitor.al