Ditën e sotme (e hënë, 3 dhjetor) Lëvizja “Për Universitetin” ka denoncuar plagjiaturën e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila sipas tyre ka kopjuar punën kërkimore të një studiuesi në Afrikën e Jugut, Fannie Mnisi.
Në vijim gjeni disa nga fotot përkatëse dhe linqet me dy punimet në fjalë.
Fannie Mnisi: “Environmental risk assessment associated with unregulated landfills in the Albert Luthuli Municipality, Mpumalanga, RSA.”
Ogerta Manastirliu: “Krahasimi i monitorimeve të mjedisit në landfill-in e Sharrës, para dhe pas ndërhyrjes si dhe ndikimet në mjedis.”
Ky nuk është rasti i parë kur zyrtarët e lartë akuzohen për plagjiaturë. Në fillim të shtatorit, mjeku dhe shkencëtari shqiptar Taulant Muka denoncoi plagjiaturat tek zyrtarët e lartë, përfshirë këtu deputeten dhe kryetaren e degës së PS-së, Blerina Gjylametin, dhe ish-zv.ministrin e Arsimit, Ervin Demon. Demo dha dorëheqjen, ndërsa Blerina Gjylameti vendosi të mos reagonte.
Më pas, Muka u emërua zv.ministër, por dha dorëheqjen për papajtueshmëri me modelin e punës në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë.