Një nga këngëtaret e kategorisë “New Artist”, balada e së cilës bëri më shumë bujë ishte Krusita me “Akull”. Por tani, nuk jemi këtu për të diskutuar këtë. Sipas Blitz, gjatë provave të “Këngës Magjike”, Krusita është shoqëruar shpesh nga Kledi Bahiti, i cili është gjithashtu kompozitori i këngës së saj.
Aludimet se marrëdhënia mes dyshes shkon përtej asaj profesionale, bëhen edhe më të thella bazuar në çfarë Bahiti ka dhënë së fundmi në një intervistë për “Thumb”, ku pranon se gjatë punës në studio përveç krijimit muzikor mund të lindin edhe ndjenja apo shkëmbim energjie.
“Zakonisht kur krijon një material muzikor dhe vjen këngëtarja në studio, në momentin që material i rri shumë mirë dhe ajo mund të ketë dhe “sex appeal”, sigurisht që ka shkëmbim energjie, aq më tepër kur mund të jetë materiali baladë”. – është shprehur ai.
Ok, ndonëse asnjëri prej të dyve nuk ka konfirmuar ende asgjë, shoqërimet e shpeshta dhe të tilla deklarata flasin për diçka të re në horizont, diçka që vetëm koha do ta konfirmojë ose jo.