Producenti Petri Bozo ishte i ftuar në “Trokit” në InTv së bashku me disa nga miss-et e përzgjedhura për të prezantuar kalendarin e vitit 2019.
Gjatë intervistës, Ermali i bëri Alba Bajramit, fituese e Miss Shqipëria 2018, një pyetje mbi Pavarësinë e Shqipërisë: “Në cilin vit u shpall Pavarësia.” [min 11:50].
“28 Nëntor [pak heshtje]...hmmm [një e qeshur e sikletosur]...” tha Alba që për dreq nuk po i kujtohej viti.
Ermali me humor i drejtohet Petrit se “pse ngecin këto vajzat me historinë?”.
“Po prandaj pra po bëhen këto të shkollave, se ka shkuar shkolla për lesh. Nuk i mësojnë as histori, as gjeografi. Unë i pyes që do shkojmë në filan vend, thonë “Nuk e dimë ku bie”. Problemi është që nuk njohin gjeografinë e Shqipërisë, harroje pastaj të botës. Ka ngecur e gjitha te celulari. Fillojmë të google-ojnë. Edhe për të lidhur një fjali duhet të google-ojnë si ta lidhin fjalinë. Mbaroi filmi.” – tha Petri që mund të ishte treguar edhe më pak i “butë”, helbete mund te ketë pasur emocione vajza, megjithëse kritika e tij është një e vërtetë e hidhur.