Instagramming

Roza Lati do ta bëjë sërish këtë ndërhyrje estetike sepse thjesht s'ndihet mirë!

15 Dhjetor 2018

Roza Lati do ta bëjë sërish këtë ndërhyrje

Roza Lati është një nga të ftuarat e sotme në “Shiko kush Luan”. Pak orë më parë, Luana Vjollca postoi videon përmbledhëse me momentet më pikante nga i gjithë programi. 

Përveç batutave mes Rozës dhe Ritës (që gjithashtu ishte e ftuar në spektakël), çfarë s’mund të mos binte në sy ishte komenti i Rozës rreth ndërhyrjeve kirurgjikale.

Roza Lati do ta bëjë sërish këtë ndërhyrje

“Ndërhyrja, që unë dua ta bëj prapë sepse s’po ndihem mirë është hunda.”- dëgjohet të thotë moderatorja e “Why not” gjatë një loje.

Ndonëse Roza i është nënshtruar edhe më parë një operacioni për zvogëlimin e hundës, duket se nuk është e kënaqur nga rezultatet dhe do ta provojë sërish.

Përsa i përket ndërhyrjeve estetike Roza ka qenë gjithnjë transparente duke i bërë publike edhe detajet më të vogla.