Historia Ime

'Një ditë, bukuria do më zbehet, por të paktën do të kem ca kujtime të ëmbla'

15 Dhjetor 2018

'Një ditë, bukuria do më zbehet, por të paktën do
Jean-Paul Sartre dhe Simone de Beauvior

Jam 49 vjeçe, beqare dhe prej dy vitesh po shijoj seksin më të mirë të jetës sime. Kam qenë gjithnjë e hapur seksualisht, por tmerrsisht besnike në një marrëdhënie. Marrëdhënia ime e fundit zgjati 15 vjet dhe isha përgjithësisht e lumtur, deri kur ishi im ra pre e alkoolit.

I dedikova çdo qelizë të trupit tim asaj marrëdhënieje, tentova ta shpëtoja, por kur përfundoi, s’e dija në do të mund t’i zija besë dikujt tjetër. Kalova një vit duke u marrë me veten dhe kuptova se s’doja t’i futesha një lidhjeje serioze, për momentin apo kurrë. Aty ndryshoi gjithçka. Mund të dilja me kë të doja, mund të bëja seks me kë të doja, për sa kohë ua bëja të qartë që s’ishin të vetmit në jetën time. Është shumë qejf, por sigurisht, me rreziqet e veta – kjo e bën edhe më emocionuese.

Jam me fat që dukem kështu siç dukem dhe iu dukem tërheqëse shumë burrave – kryesisht atyre në të 30-at ose 40-at e tyre. Nuk duan të dalin me gra më të reja, sepse ato kërkojnë partnerë afatgjatë dhe fëmijë. Mund të kënaqen me mua.

Një burrë, që e njoha online, më puthi në buzë momentin e parë që më pa. Elektriciteti ishte i jashtëzakonshëm. Pimë nga një gotë shampanjë, dhe shkuam te shtëpia ime për seks të çmendur. E takova tetë herë përgjatë gjashtë muajve dhe edhe pse më pëlqente shumë, e dija që gjërat duhet të merrnin fund. Një ditë, bukuria do më zbehet, por të paktën do të kem ca kujtime të ëmbla.

Shkruar nga një grua anonime për The Guardian