Shqipëria

I ftohti polar: Në fundjavë, temperatura deri më -14 gradë Celcius

3 Janar 2019

I ftohti polar: Në fundjavë, temperatura deri më -14 gradë

Duke nisur nga mesnata e ditës së mërkurë, temperaturat ranë ndjeshëm në zonat veriore e juglindore të vendit, të cilat u mbuluan nga bora.

I ftohti polar: Në fundjavë, temperatura deri më -14 gradë

“Temperaturat më të ulëta janë shënuar në mëngjes, me -7 apo -8 gradë në Korçë, Ersekë, Pukë dhe Kukës, ndërsa maksimalja u shënua në mesditë, kur termometri nuk tregoi më shumë se 9 apo 10 gradë në zonat bregdetare si Saranda," tha meteorologia Adiola Bani për Top Channel.

Por, gjatë pasdites së ditës së sotme (e enjte, 3 janar) temperaturat do të zbresin deri më -14 gradë Celcius në zonat malore. E premtja dhe e shtuna do të jenë akoma më të ftohta.

“Temperaturat në zonat malore do të shënojnë -14 gradë, kryesisht në Bajram Curri dhe Ersekë, ndërsa maksimumi nuk do të shkojë më shumë se 0 apo 1 gradë. Edhe zonat e ulëta do të shënojnë vlera negative, me -1 apo -2 gradë, madje edhe në zonat bregdetare si Saranda, Vlora apo Durrësi, vlerat maksimale do të jenë vetëm 7 ose 8 gradë.”

Në fillim të javës tjetër, temperaturat do të rriten në mënyrë graduale duke u rikthyer te vlerat normale të dimrit për vendin tonë.

Kështu pra, gjatë kësaj fundjave sigurohuni të qëndroni në ambjente të ngrohta dhe vishuni mirë.