Pa e pritur dhe pa kuptuar, Gigi Hadid dhe Zayn Malik janë ndarë sërish. Pas disa javësh me aludime, burime të ndryshme thanë për US Weekly se çifti nuk është më bashkë.
“I dhanë fund,” tha një burim. “Edhe mund të kthehen sërish bashkë, por tani për tani ka përfunduar gjithçka.”
Një tjetër burim thotë se modelja 23-vjeçare “u përpoq shumë për marrëdhënien e tyre”, por ish-anëtari i “One Direction” “kishte disa çështje të vetat që s’mund t’i kalonte lehtë.”
“Ajo nuk shoqërohej më me miqtë. Gjatë gjithë kohës i përqëndroi energjitë vetëm tek ai, por siç duket nuk mjaftoi.”
Hadid dhe Malik u lidhën fillimisht në nëntor 2015-s dhe u ndanë për herë të parë në mars të këtij viti. Pas dy muajsh, u panë bashkë në New York dhe më vonë konfirmuan se ishin ribashkuar.