Pas ndarjes së çmimeve, e dyta që na intereson më shumë janë veshjet. Çfarë veshën yjet në tapetin e kuq të Golden Globes dhe cilat ishin tendecat e këtij viti, i shohim më poshtë!
Thandie Newton mbante veshur fustanin e dizenjuar nga Michael Kors. E cilësuar si një ndër të veshurat më mirë, duket sikur aktorja i përket grupit të njerëzve që mund të veshë ç'të dojë dhe të duket perfekt.
Kiki Layne me Christian Dior. Çfarë t'i shajmë këtij fustani?
Julia Roberts, e veshur me kostumin trup që mbrapa të jep përshtypjen e një fustani është konsideruar disi e pavendosur në zgjedhjen e saj të cilën ja besoi Stella McCartney-it.
Kapelja më e famshme në tapetin e kuq ishte kjo e Janelle Monáe, e veshur me Chanel.
Sandra Oh me Versace!
Nicole Kidman me Michael Kors. Një fustan i tillë mund të të rrijë perfekt vetëm nëse je Nicole Kidman.
Lili Reinhart me Khyeli Couture.
Fustanin gjigand prej hirusheje, Lady Gaga ia besoi Valentino-s. Këngëtarja vendosi ta kombinonte atë me flokë blu!
Anne Hathaëay e veshur me Elie Saab.
Lupita Nyong'o me Calvin Klein.
Alison Brie me Vera Wang. Pavarësisht sa i bukur mund të jetë fustani, gjëja e parë që sytë shohin janë reçipetat, të cilat janë konsideruar si goxha zhgënjyese.
Gemma Chan me Valentino.
Penélope Cruz me fustanin e dizenjuar nga Ralph & Russo. Kjo pamje në fakt është e ngjashme me gjithçka Cruz vesh në tapetin e kuq.
Halle Berry mori vëmendjen e të gjithëve e veshur me fustanin Zuhair Mura.