Bohemian Rhapsody fitoi një Golden Globe si "Filmi më i mirë i vitit”; një ngjarje shumë emocionuese kjo, sidomos për aktorin Rami Malek që fitoi edhe çmimin “Aktori më i mirë”. Malek u mundua të mos përjetonte ndonjë moment të sikletshëm, por ja që nuk ia doli!

Rami u përpoq që duke u bashkuar me producentët e Bohemian Rhapsody të përshëndeste edhe Nicole Kidman. U përpoq një herë...dy herë...e provoi sërish, por pa rezultat.
Rami Malek trying to talk to Nicole Kidman is like me trying to talk to my crush #goldenglobes pic.twitter.com/WYS4fs6zTd
— Abby Cadabby (@1AbbyRoad) January 7, 2019
Nicole as që e vuri re. Ndoshta gjatësia (Kidman është 1.80, Malek 1.75), ose thjesht emocionet e momentit dhe shpërqëndrimi.
Golden Globes, eventi që vlerëson arritjet në kinematografi dhe seriale televizive u mbajt ditën e djeshme në The Beverly Hilton, Beverly Hills. Për të tjera detaje:
– Ç’veshën yjet në tapetin e kuq të Golden Globes
– Mes yjesh botërorë shkëlqeu vajza e panjohur!