Historia Ime

A mund të kem një lidhje jashtë martese?

8 Janar 2019

A mund të kem një lidhje jashtë martese?

E dua tim shoq, por ai është i fokusuar tek karriera dhe gjenerimi i të ardhurave. Është depresiv, antisocial dhe shumë posesiv. Kemi 5 vite që s’bëjmë seks. Unë jam shumë e çiltër si natyre, artistike, më pëlqen të dal me njerëz dhe ndërmora një plan për të përmirësuar veten.

Punësova një trajner personal dhe fillova të ushtrohesha bashkë me të. Ai është kaq afër meje, shumë herë më tepër se sa bashkëshorti im. Ne hamë dreka bashkë, flasim për gjëra nga më të ndryshmet, qeshim dhe hera herës e gjëjmë veten duke bërë gjeste fëmijësh.

Problemi është se unë po filloj të bie në dashuri me të. Im shoq nuk pranon të marrë ndihmë për të shpëtuar martesën, ndërsa unë kam frikë nga divorci. Nga ana tjetër jam e lodhur nga mungesa e seksit, përkëdhelive dhe dashurisë. A kam të drejtë të kem një lidhje jashtë martese?