Horoskopi Vjetor

Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Virgjëresha

11 Janar 2019

Horoskopi i vitit 2019 nga Susan Miller: Virgjëresha

23 gusht – 22 shtator

Planeti udhëheqës: Mërkuri

Elementi: Tokë

Viti 2019 do të jetë një vit i mbarë dhe i përshtatshëm për të zgjedhuar ambjentin rrethues. Nëse doni të rregulloni kuzhinën, të lyeni shtëpinë po të dekoroni dhomën, ky është viti i duhur. Në rast se nuk i keni me qejf ndryshimet, koha e duhur për të ridekoruar shtëpinë është pas 12 muajsh.

Në fakt, kjo erë e re ndryshimi vjen nga pozicionimi i jupiterit, planetit të dhuratave dhe fatit, te Shigjetari dhe shtëpia juaj e katërt e çështjeve që kanë lidhje me shtëpinë në përgjithësi. Jupiteri do të qëndrojë për gati 1 vit dhe do të largohet në 2 dhjetor. Nisur nga një ndikim i tillë, mos i lini mundësitë t’ju ikin nga duart. Nëse doni ndryshime, bëjini. Nëse nuk bindeni, mos u dorëzoni, por shihni për të tjera mundësi.

Saturni po zhvendoset në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë dhe fëmijëve. Kjo është koha kur do të fokusoheni më shumë në jetën private sesa në karrierë. Saturni hyri fillimisht në sektorin e dashurisë së vërtetë; shtatzënisë, fëmijëve, kreativitetit etj në dhjetor të 2017-s. Pra, keni 1 vit nën influencën e tij.

Ka gjasë që të keni gjetur dashurinë tek një person që është po themi 8 vite më i madh se ju, ose mund të njihni dikë të tillë, me të cilin keni një diferencë kur bëhet fjalë për moshën.

Saturni zakonisht shkakton edhe ndarje për të testuar qëndrueshmërinë e marrëdhënies. Ndonjëherë testi është thjesht për të provuar sesa të aftë jeni për ta zgjidhur situatën. Megjithatë, gjërat do të përmirësohen.

Mund të duhet pak kohë, por në fund do të jeni bashkë. Saturni do të qëndrojë në shtëpinë e dashurisë së vërtetë deri në 2020.

Nëse arsyeja pse nuk jeni bashkë lidhet me çështje si divorci, një lidhje tjetër, premtime të pambajtura etj, ndoshta ka ardhur koha ta shihni marrëdhënien me një tjetër sy. Në këtë rast, me një sy kritik.

Janari do të jenë një muaj i rëndësishëm për dashurinë në jetën tuaj, veçanërisht gjatë eklipsit diellor të Hënës së Re më 5 janar, që ndikoi jashtazakonisht tek romanca. Eklipse sjellin ndryshime tek statusi dhe në të njëjtën kohë shkaktojnë shumë mundësi.

Një ndjesi që mund t’ju përfshijë është melankolia. Me gjasë një mik mund të largohet nga ju për arsye të ndryshme: dasmë, shtatzëni ose thjesht nuk do të jeni shumë të afërt gjatë kësaj kohe. Një gjë e tillë mund t’ju dëshpërojë.

Nëse keni në plan të bëheni me fëmijë, mund ta provoni sa më herët pasi Saturni njihet për ngadalësimin e proceseve të tilla.

Flasim tani për karrierën. S’do të keni asnjë problem për të krijuar kontakte me njerëz me ndikim. Nëse jeni i vetëpunësuar, ky është viti i duhur për të promovuar kompaninë tuaj. Hënë e re në 3 qershor të do sjellë mundësi të ndryshme dhe do të ndikojë pozitivisht tek aftësitë.

Nëse jeni një njeri kreativ ose punoni në një vend të tillë, kushtojini më shumë rëndësi dhe më shumë para këtyre detajeve. Do të jeni në formën tuaj më të mirë profesionale gjatë këtij viti ndaj vazhdoni të mendoni për projektet e reja.

Dita më me fat për vitin është 27 dhjetori ose plus/minus 5 ditë. Mund të fejoni ose të martoheni afër Krishtlindjeve.

WOW! Kjo është një mënyrë fantastike për të nisur vitin 2020. Keni shumë arsye për të qenë të lumtur!

Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.