21 qershor- 22 korrik
Planeti udhëheqës: Hëna
Elementi: Uji
Përgjatë këtyre shtatë viteve të fundit, karriera juaj ka pësuar ndryshime të mëdha nxitur nga vendimet që ju personalisht keni ndërmarrë për veten tuaj- vend i ri pune ose ndryshim total i strategjisë së të punuarit apo i llojit të punës. Disa Gaforre madje ia dolën të hapnin biznesin e tyre!
Pjesa që u punësua te të tjerët kërkoi gjatë gjithë kohës autonomi dhe pavarësi. Nuk ju ka pëlqyer kurrë t’ju mbikëqyrin apo drejtojnë dhe ideali juaj për pavarësi ka qënë dhe është ende shumë i fortë. Ndonëse qenia juaj karakterizohet nga kaosi dhe rebelizmi, aftësia e jashtëzakonshme parashikuese ju ka falur mundësinë për të nuhatur trende që shfaqen në horizont, gjë që pjesa tjetër as nuk i ka vënë re. Falë sprovës dhe së vërtetës keni mundur të krijoni territroin tuaj gjatë gjithë këtyre viteve.
Urani pati forcën për t’ju bërë të famshëm, meqë fama qe qëllimi juaj dhe realizimi i gjithë kësaj besojmë duhet të ketë qenë vërtet emocionues. Ana e errët e medaljes ishin netët e shumta pa gjumë, por dijeni se këtë vit ka ardhur koha për të marrë mbrapsht frytet e punës suaj të palodhur.
Po arrini ta përmbyllni me sukses testin kozmik që ishte rezervuar për ju, nga ku do të mund të kuptohej se sa të shkathët, elastikë dhe lëhtësisht të përshtatshëm jeni vërtet. 2019- a do të karakterizohet nga një jetë profesinale e qëndrueshme.
Një lajm i mirë vjen më datë 6 mars, ku pritet që jeta juaj shoqërore të shkundet. Gjallëri, qejf dhe njerëz të rinj! Miqtë e rinj që do të njihni mund të jenë më të vegjël se ju në moshë, por do të frymëzoheni nga kreativiteti dhe motivimi i tyre për të realizuar projekte humanitare në ndihmë të njerëzve në nevojë. Do të jeni tejmase të ndjeshëm dhe do t’i gjendeni pranë kujtdo, zëri i të cilit ka nevojë të dëgjohet. Kështu, mund t'i bashkoheni një klubi apo një organizate që mundëson akte bamirësie.
Përsa i përket punës merrni në konsideratë konferencat profesionale dhe veçanërisht ato që lidhen me fushën e tregtisë. Ndoshta do t’ju duhet të dilni për pak kohë nga zyra apo të shkëputeni nga puna vullnetare për të ndihmuar një kandidat politik në fushatën elektorale, kandidat tek i cili besoni dhe dëshironi fitoren e tij.
Nën udhëheqjen e Uranit do të shndërroheni në një mendimtar të pavarur dhe plot ide të reja, arsye kjo përse miqtë e rinj do t’ju inkurajojnë për të vazhduar rrugën e nisur. Dëgjoni zërin tuaj të brendshëm dhe shkëlqeni!
Tani le të shohim pak se çfarë do të bëjë Jupiteri (planeti i pasurisë) me shenjën tuaj përgjatë 2019- s. Me ardhjen e këtij viti, pozicionimi i Jupiterit premton një jetë profesionale tepër interesante. Nëse jeni të vetëpunësuar nuk do t’ju duhet shumë mund për të nisur një biznes të ri apo për të siguruar fitime të tjera. Nëse jeni menaxher (ose zotëroni biznesin tuaj) do të mund të gjeni njerëzit e duhur për të punësuar; sigurisht edhe falë krahut tuaj të djathtë. Ndërmarrja juaj e vogël do të përmirësohet ndaj përgatituni për zgjerim stafi dhe pajisje me kompjutera të rinj. Më në fund keni mbërritur në vitin më të favorshëm (prej më shumë se një dekade) për t’u fokusuar në shëndetin dhe pamjen tuaj fizike, që pritet të duket si mos më mirë falë ecjes në natyrë, palestrës apo sporteve të tjera ndaj të cilave do shfaqni interes shumë shpejt. 2019 do karakterizohet nga një ndjesi e lartë motivimi, ndaj bëhuni gati të llastoni dhe trajtoni veten ashtu siç duhet.
Nëse po kërkoni këshilla rreth një trajtimi mjekësor apo ndërhyrjeje kirurgjikale, bëni sa më shumë kërkime pasi mund të bini në gjurmët e një mjeku që do arrijë ta kuptojë gjendjen tuaj. Besoni në mrekulli- Do të mund të gjeni rehati, qetësi shpirtërore dhe kurën e duhur! Nëse ditëlindja juaj është më 1- 12 korrik mund të karakterizoheni nga një gjendje jo fort e favorshme muskulare, ku mund të ndjeni lodhje dhe tërheqje të muskujve. Megjithatë kemi një tjetër lajm të mirë për ju: Kushdo që ka në plan të heqë disa kile të tepërta, këtë vit do të mundet vërtet. Kozmosi është me ju!
Përsa i përket parave, këtë vit do t’ju duhet të punoni akoma më shumë për të përmbushur objektivat tuaja financiare. Kjo vlen për këdo, pavarësisht se ku punon pasi mund të keni shpenzime më të mëdha se zakonisht këtë vit. Ndonëse për momentin, rritja e pagës duket e pamundur, me kalimin e kohës çdo gjë do ndryshojë dhe balancohet ashtu siç duhet.
Përsa i përket romancës, nëse ju ka rënë në kokë për dikë, keni diçka serioze bashkë dhe po mendoni edhe martesën, bëni mirë të veproni ngadalë dhe të mos nxitoheni. Fillimisht takoni miqtë dhe familjarët e tij për të mësuar diçka më shumë rreth njeriut që keni zgjedhur. Nëse jeni me dikë dhe ai nuk është gati për t’u fejuar, mbase arsyeja mund të jetë fare e thjeshtë: kërkon të fokusohet në karrierë dhe të mos ndërmarrë kaq ndryshime të medha. Ndaj bëhuni të durueshëm dhe prisni. Të marturit mund të hasin pengesa dhe vështirësi, por në fund dashuria do të triumfojë. Partneri juaj mund të ketë probleme në punë ose me shëndetin ndaj do t’ju duht t'i qëndroni pranë. Por nga ana tjetër, nëse prej kohësh jeni të palumtur me martesën tuaj, më në fund do t’ju vijë ndërgjegjësimi që shumë po kërkonit, nga ku do të merrni një vendim përfundimtar.
Më 2 korrik, ku do të ndodhë edhe eklipsi diellor, pritet t’ju hapet një derë e cila ka qenë e mbyllur prej kohësh. Situata në fjalë do të lidhet më dikë që njihni në të shkuarën. Nga ana tjetër, 16 korriku, eklipsi i tretë i vitit do të karakterizohet nga një ndarje; një marrëdhënie me partnerin apo bashkëpunëtorin do të marrë fund. Një koleg i juaji mund të largohet ose mund t’i jepni fund lidhjes dashurore pasi të kuptoni që ai nuk ishte i duhuri për ju. Gjatë këtij eklipsi mund të zbuloni se partneri po vuan për një arsye a për një tjetër dhe se është e nevojshme që ju t’i gjendeni pranë.
Edhe diçka: Mos e humb kurajon Gaforre! Pavarësisht problemeve që mund të kesh në punë apo me njeriun e zemrës, fundi i vitit do jetë shpëthyes. Një mrekulli është rrugës. Sa për dashurinë, ky vit do t’ju falë pasion, njohje të reja dhe do t’ju shndërrojë në shumë më shumë tërheqëse. Periudha festive e fundvitit do të jetë spektakolare ndaj ja ku sapo gjetët një arsye më shumë për t’ju gëzuar këtij viti.
Dhjetori mund të shndërrohet në muajin e preferuar pasi shuma të mëdha parash do të bëhen tuajta falë bashkëpunimeve dhe punës së vazhdueshme. Dita juaj më me fat do të jetë 27 dhjetori. Vit të mbarë!
Copyright Anabel.al / Ndalohet ribotimi pa lejen e redaksisë.