Kastro Zizo pati mbrëmjen e djeshme (e premte, 11 janar) premierën e emisionit “Late Night Show” në orën 23:00, Ora News. Emisioni nisi me një monolog të Kastros, i cili ironizonte mbi plagjiaturën në shoqërinë shqiptare, duke nisur nga vetja, për t’u ndalur më pas tek artistët e për të përfunduar te kryeministri Rama.
Duke marrë shkas nga lajmet nëpër portale ku thuhej se emri dhe natyra e emisionit është kopjuar nga programet amerikane, Kastro e pohoi këtë gjë duke thënë se “monologun për kopjen po e nis nga vetja”. “Po, e kam kopjuar nga emisionet amerikane”.
Një ilustrim:






Më pas, Kastro sjell disa raste kur artistë si Genta Ismajli, Sinan Hoxha apo edhe vetë ai dhe Zaimina Vasjari (Chupa-Chupa) kanë kopjuar nga artistët e huaj.
Në fund, ndalet te rasti i kryeministrit dhe spotit elektoral:
“Kopjimi dhe plagjiatura i tejkalon në fakt nivelet e piramidave të ndërtuara vite më parë. Thonë që kanë qenë dhe sinjale nga të madhërishmit alienë, që më vonë u bënë perënditë tona të krijuara me bestsellerat që kanë në këtë planet. Një ndër ata dhe thuhet që është ndër dishepujt e tyre është dhe kryeministri ynë. Nga ai që askush nuk e pret që mund të kopjojë, kopjoi një spot elektoral që jo më larg se para dy viteve, të gjithë ju e mbani mend.”
Ajo që thekson Kastro – me të drejtë – është se këtu te ne, plagjitura nuk është turp.
Megjithëse ka ardhur koha që duhet të jetë!!!