Florjan Binaj ishte i ftuar në premierën e “Late Night Show” në Ora News, ku ndër të tjera tregoi edhe frikën e çuditshme me bamjet. E dimë që një pjesë e njerëzve nuk ~i durojnë dot bamjet~, por që “neveria” të shkonte deri në fobi, s’na kishte shkuar mendja.
Binaj tregoi se që i vogël i kishte tmerrësisht frikë.
“Nëse ka ndonjë gjë të shpifur për mua në jetë, bamjet janë...Që i vogël i shikoja dhe thoja ‘iiii bishta krokodili’. Ato qimet... Ma bënin lëkurën mornica-mornica. Mund të jenë shumë të mira, por unë...”
Aktori nuk mundi ta kontrollonte veten kur Kastro Zizo solli në emision një pjatë me bamje dhe menjëherë nisi të përtypej i sikletosur nga ndjesia e çuditshme.
Në Google nuk ekziston një fobi specifike për bamjet, po përgjithësisht nuk këshillohet të shihen ose të konsumohen nga personat që vuajnë nga trypophobia – fobia nga vrimat dhe gungat e përsëritura në formë të rregullt ose të çrregullt – megjithëse dyshojmë se ky nuk është rasti i Florit.
Dy shembuj ilustrues: