Beje Vete

Si ta bëni shtëpinë xixë pa blerë asnjë solucion pastrimi

14 Janar 2019

Si ta bëni shtëpinë xixë pa blerë asnjë solucion

Ndoshta po i shmangeni përdorimit të plastikës, ndoshta po kurseni. Ciladoqoftë arsyeja pas vendimit tuaj, dijeni që mund ta pastroni shtëpinë pa blerë thuajse asgjë në supermarket. Ju duhen vetëm disa produkte që ndoshta i keni në kuzhinë: sodë buke, uthull, lëng limoni, vajra esencialë dhe sapun kastije.

Tualeti

Hidhni në tualet gjysmë gote sodë buke, 10 pika vaj esencial me aromë dhe cerek gote uthull të bardhë. Fërkojeni me furçë teksa shkumon. Tualeti do të mbajë erë të mirë dhe porcelani do të shkëlqejë.

Vaska

Çerek gote sapun të lëngët kastije, 10 pika vaj të pemës së çajit dhe një gotë sodë buke. E pastron vaskën në thellësi, por ka nevojë për shumë fërkim dhe ujë për shpëlarje.

Soba

Bashkoni ujë dhe uthull në raport 1:1 dhe më shtoni pak lëng limoni. Hidheni në një shishe me kapak sprucues dhe voila. Është pak më ujor se solucionet tipikë, por e bën punën njësoj.

Furra

Mbuloni gjithë sipërfaqet që kanë nevojë për pastrim me një pastë prej sode buke dhe uji. Lëreni për disa orë ose për një natë. Bën mrekullira, për sa kohë e fërkoni mirë.

Dyshemetë

Parketin mund ta lani me një solucion të përbërë nga 1 lugë çaji sapun kastije, 10 pika të vajit të pemës së çajit dhe 4.5 litra ujë të ngrohtë.

Burimi: The Guardian