Historia Ime

Këta dhjetë njerëz e kujtojnë humbjen e virgjërisë me sikletin më të madh

25 Janar 2019

Këta dhjetë njerëz e kujtojnë humbjen e virgjërisë

1. “Shkurtimisht, volla mbi penisin e tij dhe e godita me gju në vend të keq teksa po ngrihesha me nxitim për të shkuar në banjë. U ndamë një javë më vonë. Kaluam mirë.”

2. “E telefonoi e ëma dy herë dhe u përgjigj të dyja herët. Folën gjatë teksa ishte akoma brenda meje.”

3. “Nuk kishim prezervativ me vete dhe s’doja të mbesja shtatzënë, kështu që i dashuri im sajoi një prezervativ me qese dhe ia ngjiti penisit. Betohem, ishte seksi më i keq në botë.”

4. “Unë dhe i dashuri im ishim bashkë prej 9 muajsh. Unë isha 18 vjeçe, ndërsa ai 20. Shkuam te shtëpia e tij, ku jetonte me mamin dhe vëllain e vogël. E shpërqëndruam vëllain me videolojëra dhe shkuam të bënim seks në dhomën e miqve. Donte ta provonim doggy style, kështu që u rrotullova. Kur po vihej në pozicion, hyn në dhomë vëllai i vogël dhe na pyet ç’po bënim. Kishim veshur vetëm buza dhe çorape. Filloi të fliste me të vëllain për 10 minuta, teksa përpiqej të dilte nga unë.

5. “Ishim në vit të parë në fakultet dhe kishim tre vite bashkë. Humbëm të dy virgjërinë teksa shoqja ime e dhomës ishte në gjumë, në krevatin ngjitur. Qamë nga faji kur mbaruam punë. Për fat të mirë, jemi akoma bashkë, pesë vite më vonë.”

6. “Unë dhe ish bashkëshorti im e ruajtëm virgjërinë për natën e parë të martesës. Sapo bëmë ç’kishim për të bërë, ai filloi të përjetonte një atak paniku. Duke marrë parasysh se ishim 18 vjeç dhe të papërvojë, të dy menduam se po vdiste. Telefonova menjeherë urgjencën, e cila erdhi shumë shpejt. U mora me mjekët me bluzë dhe brekë veshur. Jam e sigurt që u mekën me ne atë natë.”

7. “Ishim të dy të virgjër dhe u përpoqëm të bënim seks, por kisha shumë dhimbje dhe i thashë të ndalonte pak para se të ejakulonte. Qava aq shumë, sa volla dhe teksa unë villja, ai më tha, “jemi të virgjër deri kur unë të derdh farën. Tha ekzaktësisht derdh farën.”

8. “Unë e humba virgjërinë në një jacuzzi. S’ishte ide e mirë sepse uji është lubrikant i tmerrshëm dhe ai e kishte shumë të madh. S’është nevoja të them që s’përfunduam dot aty. Kur u ngritëm të vazhdonim diku tjetër, graviteti bëri të vetën dhe fillova të kisha gjakderdhje masive. Ai u tregua shumë i sjellshëm ama.”

9. “Mami më pa në akt e sipër, bërtiti dhe pastaj iku me vrap dhe i tha babit.”

10. “Në mes të aktit, shoku i tij i dhomës hyri brenda dhe nuk u largua më. Thjesht u ul aty dhe na pa. Nuk e dinim që ishte në dhomë deri kur mbaruam.”

Burimi: BuzzFeed