Bota

Ky postim i Papa Françeskut në Twitter vuri gjithë internetin në siklet

27 Janar 2019

Ky postim i Papa Françeskut në Twitter vuri gjithë internetin

Lajme shokuese nga dje. Nuk e dimë si na shpëtoi kjo. Gjithsesi, ja ku jemi. Papa Françesku postoi në Twitter një qëndrim guximtar për sa i përket Virgjëreshës Mari.

Të shtunën mbrëma, Papa shkruajti ekzaktësisht këto fjalë:

Me ‘po-në’ e saj, Maria u bë gruaja më me ndikim në botë. Pa rrjete sociale, ajo u bë 'influencuesja' e parë: 'influencuesja' e Zotit.”

Dhe këto janë reagimet mëse të drejta të internetit.

Postimi i Papës pasoi një fjalim të mbatur në Ditën Botërore të Rinisë në Panama City, i cili u dëgua nga qindra mijëra njerëz. Burimet thonë se Papa përmendi fjalët “aplikacion,” “influencues,” “kujtesë virtuale” dhe “tutorial” për të përcjellë mesazhin e tij.