Showbiz dhe TV

Prindërit shqiptarë luajtën një rol shumë të rëndësishëm në suksesin e Ava Max

31 Janar 2019

Prindërit shqiptarë luajtën një rol shumë të

Ava Max, 24-vjeçarja shqiptare, do të bëhet pa dyshim një yll popi si Bebe Rexha, Dua Lipa dhe Rita Ora. Me disa hite të suksesshme, Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, mendon se meritat për ngulmimin e saj drejt famës i takojnë prindërve emigrantë.

Në një intervistë për Billboard, Ava tregon se kur ishte në fillore – kur ajo dhe familja e saj jetonin ende në Virginia – këndonte gjatë gjithë kohës vetëm “Visions of Love.” Rrinte çdo ditë pas mësimit në shkollë që të mësonte anglisht. Me kalimin e kohës, filloi të këndonte më shumë dhe më shumë këngë.

Për t’u trajnuar, Ava imitonte të ëmën, këngëtare operistike, dhe performonte arie në shqip kurdoherë ndodhej në shtëpi. Në moshën 14-vjeçare, filloi të fitonte disa gara këndimi në Virgina dhe kuptoi se talenti i saj kishte potencial. “Mami më tha që ‘s’ka asgjë për ty këtu' dhe u shpërngulëm në Los Angeles,” tregon Ava.

“Ka qenë ëndrra ime për një kohë kaq të gjatë dhe më në fund u bë realitet,” thotë Ava. “Të gjithë mendojnë se ia dola brenda natës, por jam lodhur kaq shumë dhe ka pasur momente kur s’dija ç’të bëja. S’ndodhi aspak brenda natës."

Prindërit shqiptarë luajtën një rol shumë të

Avas iu deshën tre vite të zinte vend në Los Angels. “Familja ime besonte se do të takoheshim me producentë me tekstshkrues, por s’ishte ashtu siç e kishim imagjinuar,” thotë këngëtarja. Gjithçka ndryshoi kur këndoi “Happy Birthday” në një darkë ditëlindjeje për producentin Cirkut, i cili ka punuar me Miley Cyrus dhe Katy Perry.

Dyshja publikoi një këngë në Soundcloud që i ra në sy shtëpisë diskografike Atlantic. Ava nënshkroi për ta në 2017-n.

Ava thotë se fakti që është emigrante, e ka bërë më të vendosur, më këmbëngulëse. “Mësohesh të jesh e fortë që në fillim,” tregon ajo. Në albumin e ri, planifikon të përfshijë një këngë mesdhetare me disa rreshta shqip.

“Njerëzit kërkojnë të përjetojnë. Atë po përpiqem t'u jap,” përmbyll Ava.