Në mesnatë, Mozzik dhe Loredana publikuan bashkëpunimin e tyre të dytë pas “Bonnie & Clyde”. Në një pjesë të tekstit në shqip, Mozzik shprehet se e gjitha nisi nga një follow në Instagram.
“Me ty u nis gjithçka ni follow në Instagram
T’shkrujta, t’shkrujta hajde shihemi s’e lujta
Erdha n’dhomën tone edhe bujta[…]”
Një detaj tjetër: Loredana ka unazë!
Në një pjesë të videoklipit, në sfond duket një makinë vintage e mbushur me buqeta trëndafilash.
Kënga është një ndërthurje midis shqipes dhe gjermanishtes, diçka e ngjashme me “Bonnie & Clyde”.
Ndryshe nga tragjedia me 5 akte e Shekspirit, Mozzik dhe Loredana sollën një version modern me “ata jetuan të lumtur përgjithmonë”.
Deri tani, kënga ka më shumë se 600 mijë shikime në YouTube.