Bota

Papa Françesku pranon se priftërinjtë kanë sulmuar seksualisht murgeshat

6 Shkurt 2019

Papa Françesku pranon se priftërinjtë kanë sulmuar

Papa Françesku pranoi se priftërinjtë dhe peshkopët kanë sulmuar seksualisht murgershat, pas pyetjes së një gazetari në avionin që po merrte Papën nga një udhëtim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

“Kishte priftërinj dhe peshkopë gjithashtu që e bënin këtë”, pohoi Papa, i cili nuk a adresoi çështjen drejtpërdrejtë.

Sipas tij, ky fenomen është i pranishëm kudo, por është më i pranishëm në “disa kongregata të reja në disa rajone”. “Ne kemi punuar për këto dosje për një kohë të gjatë dhe kemi pezulluar disa klerikë,” tha Papa Françesku pa përmendur emra ose vende.

Më pas shtoi se duhet bërë diçka: “A e kemi vullnetin për ta bërë? Po!"

Ndër të tjera, ai nderoi paraardhësin e tij, Papa Benediktin XVI që “pati guximin të dënonte një kongregatë ku gratë ishin skllave seksi”.

Gjithmonë e më tepër çështja e sulmeve seksuale te murgeshat po shfaqet në media. Në Indi, një murgeshë akuzoi një peshkop katolik se e kishte përdhunuar sistematikisht.

“Abuzimi i grave është një problem,” tha Papa Françesku duke e lidhur më së shumti me faktin se gratë “shihen si njerëz të klasit të dytë dhe pasojat e sulmeve seksuale shkojnë deri në vetëvrasje në disa vende”.

Burimi: RTL Télé Lëtzebuerg