Lidhja e Rezart Veleshnjas me ish-të dashurën u shndërrua në telenovelë falë postimeve që vetë ky i fundit bëri publike.
Ndonëse shpërthimet në ofendime dhe akuzat se partnerja kishte patur 4 lidhje paralele, aktori i humorit i mohoi, njerëzit kanë ende dyshimet e tyre.
Sidoqoftë, Rezarti është i vendosur t’u vërtetojë të gjithëve se gjithë çfarë pamë nuk ishin përgjegjësi e tij dhe se marrëdhënia me të dashurën është më mirë se kurrë.
Pak orë më parë, ai postoi në Instastory-n e tij një foto (screenshot) ku tregoheshin thirrje të humbura dhe mesazhe të ardhura nga dikush, emrin e të cilit e kishte shënuar “Dashuria”.
Ç’do të thotë me këtë?! Ndoshta, Instagram-i i tij ishte vjedhur vërtetë dhe gjërat mes tij dhe partneres janë njësoj si dikur!