Së fundmi, u njoftua se kryeministrja e Serbisë Ana Brnabi? dhe partnerja e saj prej gati një dekade janë në pritje të fëmijës së parë. Ato e kanë shprehur gjithnjë dëshirën për të zgjeruar familjen dhe së fundmi u raportua se përmes fertilizimit in vitro, Brnabi? dhe Milica ?ur?i? janë në pritje të fëmijës së parë.
Ana Brnabi? mban postin e kryeministres që prej qershorit të 2017-s. Ajo është gruaja e parë homoseksuale që mban këtë post, ku gjithashtu për herë të parë vendoset dikush me prejardhje kroate. Në vitin 2018, Ana Brnabi? u rendit nga Forbes në vendin e 91 në 100 gratë më të fuqishme në botë dhe në vendin e 21 në radhën e grave më të suksesshme në politikë.
Për të dashurën e saj, dihet vetëm që është mjeke dhe punon në një ndër spitalet më të njohur në Serbi.
Milica ?ur?i? tërheq gjithnjë vëmendjen me veshjet e saj, elegante, shik dhe ç’është më interesante, me ngjyra.
Në daljet publike, Milica ndërthur bukur “partneren e kryeministres” dhe “gruan fashionista”.
Në lidhje me shtatzëninë e saj, çifti ka preferuar të mos flasë publikisht për jetën private, megjithëse Ana e falenderoi kabinetin për urimet e shumta.