Celebrity

Tradhti e shumëfishtë: Ç’po ndodh me skandalin e familjes Kardashian

Shkruar nga Anabel

20 Shkurt 2019

Tradhti e shumëfishtë: Ç’po ndodh me skandalin e familjes

Mbarë opinioni publik u shokua me të dëgjuar skandalin e radhës në familjen Kardashian. Historia e dashurisë mes Khloe Kardashian dhe Tristan Thompson- it thuhet se mori fund për arsyen më të paimagjinueshme; ai e tradhtoi me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner- it, Jordyn Woods.

Sipas raportimeve më të fundit, një burim për “Us Weekly” tha se Khloe u ballafaqua me Tristan- in këtë të hënë, sapo i ranë në vesh fjalë rreth tij dhe Jordyn- it dhe se ai pranoi gjithçka. I njëjti burim deklaroi se Kardashian- ët janë të acaruar dhe njëkohësisht të neveritur me Jordyn- in, e cila ende nuk ka bërë asnjë reagim.

Dje, në mesin e shumë postimeve Khloe shpërndau këtë foto:

Tradhti e shumëfishtë: Ç’po ndodh me skandalin e familjes

“Nëse miqësia juaj ka zgjatur më shumë se 7 vite atëherë nuk jeni më miq. Jeni FAMILJE.”

Për këdo që nuk është në dijeni, Kylie dhe Jordyn njihen që në 2013- n dhe bashkë me të, Jordan gëzon një njohje disavjeçare edhe me anëtarët e tjerë të Kardashian- ve, përfshirë vetë Khloe- n.

Tradhti e shumëfishtë: Ç’po ndodh me skandalin e familjes

Tradhti e shumëfishtë: Ç’po ndodh me skandalin e familjes

Të mos flasim pastaj për komentet e shumta, gjithë dashuri të Khloe- s në fotot e Jordyn- it:

Tradhti e shumëfishtë: Ç’po ndodh me skandalin e familjes

Tradhti e shumëfishtë: Ç’po ndodh me skandalin e familjes

“Vogëlushe” i shkruan Khloe.

Ndërkohë duket se e gjithë drama nuk ka mbërritur ende në Instagram. Si Kylie dhe Khloe vazhdojnë ta ndjekin Jordyn- in, njësoj si edhe Khloe Tristan- in.

Tradhti e shumëfishtë: Ç’po ndodh me skandalin e familjes

Tradhti e shumëfishtë: Ç’po ndodh me skandalin e familjes

Tradhti e shumëfishtë: Ç’po ndodh me skandalin e familjes

Në mesin e gjithë kësaj zhurme, të shumtë janë skeptikët që besojnë se e gjitha kjo s’është gjë tjetër veçse një farsë e krijuar nga klani Kardashian. Meqe sezoni i ri i "Keeping Up with the Kardashians" nis muajin e ardhshëm (31 mars), thuhet se e gjitha po luhet për hir të shikueshmërisë.