Nuk ka mbetur njeri në planet pa mësuar rreth tradhtisë së Tristan Thompson- it ndaj Khloe Kardashian- it me miken e ngushtë të Kylie Jenner- it, Jordyn Woods- in. Një dramë e gjallë (nëse ka ndodhur vërtet), të cilën në këtë artikull do përpiqemi ta shpjegojmë sipas astrologjisë.
Edhe një herë tjetër (ju kujtojmë se ky është skandali i dytë i tradhtisë) Tristan Thompson kontribuoi në reputacionin e Peshqve si më dredharakët e zodiakut, megjithëse Khloe nuk do ketë të bëjë më me të.

I dha duart!
Le të rikthehemi fare pak në kohë. Javët e fundit, Afërdita, planeti i dashurisë ka qenë në Bricjap, shenja e kundërt e Khloe-s, e cila është një Gaforre, gjë që nënkupton se ka patur një mosbalancim në marrëdhënien e saj. Këtë të hënë (dita kur shpërtheu skandali), Afërdita ishte në të njëjtën pikë në qiell ashtu si edhe Saturni, planeti i kufizimeve dhe bllokimeve. E gjitha kjo situatë po ndodhte dhe ndjehej në shtëpinë e 11 të hartës astrologjike të Khloe- s, a.k.a zona e miqësisë, kështu që lidhja logjike është mëse e qartë- fjetja e Jordyn- it, mikes së familjes me Tristan- in u kthye në krisjen finale të marrëdhënies mes Khloe- s dhe Tristan- it.
Si për t’i komplikuar gjërat më shumë, hëna e plotë e së martës u gjend në shtëpinë e 7 të hartës astrologjike të Khloe-s, a.k.a zona e lidhjeve/marrëdhënieve. Hënat e plota shkëlqejnë mbi çështje të fshehta dhë nënkuptojnë përfundime, gjë që shpjegon qartë dhënien e lamtumirës nga ana e Khloe- s .
Ç’do të ndodhë në vazhdim me Khloe-n?
Yjet premtojnë se gjërat do të shkojnë mirë e më mirë për të. Këtë të premte, më datë 22, Venusi do të jetë në lidhje me Plutonin, planetin e intensitetit dhe transformimeve, kështu shumë marrëdhënie të afërta për Khloe- n do t'i nënshtrohen një procesi tranformimi. Përtej largimit të Tristan- it nga jeta e saj dhe shkëputjes me Jordyn, e rëndësishme është që Khloe do të forcojë raportin me familjen dhe do të ketë kohë për të marrë veten e për të kuptuar se çfarë dëshiron nga jeta.
Megjithatë duhet të keni parasysh se Khloe është një Gaforre e ndjeshme dhe s'është çudi që për një kohë të konsiderueshme të mbyllet në botën e saj. Kjo edhe për vetë faktin se në 26 shkurt, Venusi do të shkojë në shtëpinë e 12 të hartës astrologjike të Khloe- s, që lidhet me sekretet dhe vetminë. Por fakti që nëna e re do ta gjejë veten vetëm, nuk nënkupton medoemos se do kalojë një periudhë të keqe. Nisur nga perspektiva astrologjike, një periudhë e tillë tranzitore përfaqëson humbjen e një partneri të tmerrshëm dhe të një miku të pavlerë me qëllim pastrimin dhe dhënien e mundësisë për hapësira më të mëdha dhe rrugë të reja.
Si përfundim, Khloe do jetë më mirë se e mira vetë. 2019 është viti i saj dhe ajo do të lulëzojë si kurrë më parë! Do ia dalë të rigjenerohet dhe më shumë mundësi të gjejë një dashuri të re... Jepi Gaforre!