Social Buzz

Kompleksi i Napoleonit: Burrat e shkurtër janë më agresivë se të gjatët!

Shkruar nga Anabel

22 Shkurt 2019

Kompleksi i Napoleonit: Burrat e shkurtër janë më agresivë
Napoléon Bonaparte

Nisur nga ç’është thënë ndër vite, Napoleoni kompensoi shtatin e shkurtër me suksesin e tij në luftë. Si për të vërtetuar gjithë këtë, një studim i kohëve të fundit pohon se burrat e shkurtër janë shumë më agresivë se homologët e tyre të gjatë.

Kompleksi i Napoleonit: Burrat e shkurtër janë më agresivë

Vëzhgimi u krye nga shkencëtarë të Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në Atlanta ku u ve re një lidhje mes centimetrave dhe agresivitetit. U morën nën shqyrtim 600 burra nga mosha 18- 50- vjeçare dhe u zbulua se gjatësia e pakët shkaktonte ndjesinë e mungesës së burrërisë dhe sa më pak burra të ndiheshin, 3 herë më të dhunshëm do të rezultonin individët e testuar (përfshirë këtu akte kriminale ose sulme të dhunshme). Shkencëtarët shpjegojnë se e gjitha kjo lidhet me stresin e mospërputhjes mashkullore, gjë që e bën këtë grupim shumë më të egër.

Kompleksi i Napoleonit: Burrat e shkurtër janë më agresivë

Për shkak të stereotipeve shoqërore, një nga arsyet që i vetëzhburrëron burrat konsiston atëherë kur ata mendojnë se gjatësia e tyre është nën mesataren. Kështu burrat më të shkurtër se pjesa tjetër veprojnë dhunshëm si për t'i siguruar vetes moscënimin e dinjitetit, i njohur ky si kompleksi i Napoleonit, i cili u identifikua që në vitin 1926 nga psikoanalisti autriak Alfred Adler.

Kompleksi i Napoleonit: Burrat e shkurtër janë më agresivë

Kompleksi në fjalë u mbështet edhe në 2018- n nga psikologu revolucionist, Mark van Vugt dhe skuadra e tij në Universitetin e Amsterdamit, sipas të cilëve burrat e shkurtër sillen më egër se të gjatët, i përjetojnë gjërat më fuqishëm dhe gëzojnë nivele më të larta të paranojës. Megjithatë nuk mungojnë as skeptikët që thonë se kompleksi në fjalë s’është gjë tjetër veçse një mit.