Celebrity

Khloé Kardashian shpërthen kundër Jordyn: ‘Ti je arsyeja pse familja ime u shkatërrua’

Shkruar nga Anabel

1 Mars 2019

Khloé Kardashian shpërthen kundër Jordyn: ‘Ti je arsyeja

Khloé Kardashian nuk e beson aspak versionin e Jordyn Woods në lidhje me skandalin e tradhtisë me Tristan Thomspon.

Woods u shfaq në “Red Table Talk” në Facebook, të drejtuar nga Jada Pinkett Smith, ku pranoi se e ka puthur Tristan-in, por mohoi të ketë fjetur me të.

Gjatë intervistës, Jordyn u shpreh se qe Tristan ai që puthi pasi ajo u largua nga shtëpia e tij, ku kishin organizuar një festë. “Gjatë rrugës ai më puthi,” tha ajo duke sqaruar se nuk kishte “asgjë tjetër, nuk kishte pasion”.

Ajo e bën veten fajtore për faktin që lejoi të ishte në atë pozicion duke ia vendosur fajin edhe alkoolit. Ndër të tjera, Jordyn këmbënguli se ajo i tha familjes Kardashian-Jenner se vetëm kishte qenë në shtëpinë e Tristan-it, asgjë më tepër. “Nuk ua tregova jo për ndonjë arsye tjetër, por thjesht sepse ndihesha e frikësuar.”

Khloé Kardashian reagoi menjëherë në Twitter duke folur për herë të parë në mënyrë të drejtpërdrejtë në lidhje me këtë situatë.

“Pse po gënjen Jordyn? Nëse po përpiqesh të shpëtosh veten duke folur publikisht, NË VEND QË TË MË TELEFONOSH PRIVATISHT PËR TË KËRKUAR FALJE, të paktën tregohu E SINQERTË. Meqë ra fjala, ti je arsyeja pse familja ime u shkatërrua.” – shkroi Khloé.

Më pas vijoi me:

“Tristan ka po aq faj sa ti, por Tristan është babai i vajzës sime. Pavarësisht çfarë më bën mua, vajza s’ka faj. Ai është marrë me këtë çështje në mënyrë private. Nëse edhe Tristan do gënjente publikisht, atëherë do t’i drejtohesha edhe atij publikisht.”

Thomson u kap fillimisht duke tradhtuar Khloé-n prillin e vitit të kaluar teksa u shfaqen disa fotografi të tij në shoqërinë e disa vajzave, pak para se të vinte në jetë True. Megjithëse Khloé e fali, burime të ndryshme thanë se çifti nuk iu kthye kurrë normalitetit.

Woods hyri në jetën e Kardashian-Jenner pasi u takua me Kylie-n vite më parë, kur ishin ende fëmijë. (Ish) shoqet u prezantuan nga djali i Jada dhe Will Smith, Jaden.