Celebrity

Edhe pse u fshi, postimi emocionoi fansat: Dyshja e famshme sërish bashkë?

Shkruar nga Anabel

3 Mars 2019

Edhe pse u fshi, postimi emocionoi fansat: Dyshja e famshme sërish

Në internet vështirë të humbasë gjë, ndonëse yjet e famshëm përpiqen të reagojnë në kohë për të fshirë “gjurmët”. Zayn Malik postoi në Twitter “@GiGiHadid të dua” dhe më pas e fshiu postimin, pa pritur që ajo t’i përgjigjej.

Edhe pse u fshi, postimi emocionoi fansat: Dyshja e famshme sërish

Menjëherë fansat e u emocionuan pasi menduan se është një deklaratë si për të thënë “hey, jemi bashkë”, ose e kundërta: Zayn ka një dashuri platonike për supermodelen dhe siç duket nuk e marrë ende veten nga ndarja.

Hadid dhe Malik kanë qenë një ndër ato çiftet që janë ndarë e janë ribashkuar disa herë që prej 2015-s, kur lindi historia e tyre e dashurisë. Së fundmi, në janar të këtij viti, burime të ndryshme pohuan për US Weekly se çifti nuk është më bashkë.

“I dhanë fund,” tha një burim. “Edhe mund të kthehen sërish bashkë, por tani për tani ka përfunduar gjithçka.”

Një tjetër burim tha asokohe se modelja 23-vjeçare “u përpoq shumë për marrëdhënien e tyre”, por ish-anëtari i “One Direction” “kishte disa çështje të vetat që s’mund t’i kalonte lehtë. Ajo nuk shoqërohej më me miqtë. Gjatë gjithë kohës i përqëndroi energjitë vetëm tek ai, por siç duket nuk mjaftoi.”