Katër ditë pasi Jordyn Woods dha një intervistë për “Red Table Talk” rreth skandalit të tradhtisë mes saj dhe Tristan Thompson- it, mbarë interneti duket se po analizon me imtësi çdo gjë që doli nga goja e të referuarës si shoqja tradhtare.
Diçka që nuk u vu re, domethënë për pak sa nuk u vu re ishte një detaj fare i vockël që tregon se me shumë mundësi lidhja mes Khloe Kardashian- it dhe Tristan Thompson- it kishte marrë fund që përpara se të ndodhte gjithë kjo trazirë.
Jordyn shpjegoi se teksa gjendej në shtëpinë e Tristan- it, po pinte e kërcente si gjithë të tjerët.
“Ky ishte gabimi im i parë. Si do të ndihesha unë nëse dikush i afërt me mua do argëtohej në shtëpinë e ish- it, të babasë së fëmijës tim? Nuk e mendova këtë pjesë. Kjo është pjesa e parë e problemit. Nuk duhet të kisha shkuar në shtëpi [ shtëpinë e Tristan- it] pas festës.”
Një sekondë!
Jordyn iu referua Tristan- it si ishi, pra me një logjikë të thjeshtë dyshja qenka ndarë para se Jordyn të dëfrehej me ish- in e shoqes.
Për më shumë rreth skandalit të momentit lexoni këtu, këtu ose këtu.