Celebrity

Taylor Swift thumbon sërish Kim Kardashian

Shkruar nga Anabel

6 Mars 2019

Taylor Swift thumbon sërish Kim Kardashian

Ka kaluar kohë që nga sherri i bujshëm Kim Kardashian vs. Taylor Swift, megjithëse këngëtarja e risolli sërish në vëmendje. Në një intervistë për ELLE, Taylor flet për 30 gjërat që ka mësuar para moshës 30-vjeçare. Një ndër to: “Të jesh e mirë me të gjithë, mund të të hapë probleme”.

Taylor Swift thumbon sërish Kim Kardashian

Shpjegimi i saj është: “Të jesh e sjellshme mund të bëj që të pendohesh më vonë, pasi dikush mund ta shfrytëzojë këtë karakteristikë tënden. Bëhu si një gjarpër – kafsho nëse dikush të shkel.”

Për këdo që e ka harruar sherrin e bujshëm: Taylor Swift dhe Kanye ishin shokë derisa reperi publikoi këngën “Famous”, ku në videoklip shfaqeshin shtrirë pranë njëri-tjetrit njerëz të famshën, ndër ta edhe Taylor. Ajo reagoi duke thënë se nuk kishte qenë dakord për t’u vendosur imazhi i saj në klip, por Kim më vonë postoi një video në Snapchat ku dëgjohej Taylor që komunikonte në telefon me Kanye-n duke i thënë se ishte dakord për gjithçka. Kim e quajti Taylor-in gjarpër. E kështu, vazhdoi një luftë e ashpër me “minj e gjarpërinjt".

Pak para turit të saj, në maj të një viti më parë, këngëtarja në një deklaratë u shpreh:

“Dy vite më parë, dikush më quajti gjarpër në rrjete sociale. Shumë njerëz vazhduan të më quanin ashtu. Unë përjetova çaste të vështira falë gjithë kësaj. Dua t’ju kujtoj diçka njerëz, që nëse dikush përdor emrin tuaj për të ushtruar bullizëm në rrjete sociale, kjo nuk ka pse t’ju dëshpërojë. Përkundrazi, duhet t’ju japë forcë.”

Në intervistën tani për ELLE, Taylor shprehet se sa “i rrezikshëm është bullizmi”, duke iu referuar faktit se Kim dhe ndjekësit e saj vërshuan me komente fyese ndaj saj. “Do të ishte mirë që njerëzit që kanë ushtruar bullizëm të kërkonin falje, megjithëse ndihem e lumtur që do të mbijetoj dhe do të shkëlqej pavarësisht të gjithave.”