Shqipëria

#PërGratë: Nëse jo tani, kur? Nëse jo ne, kush?

Shkruar nga Anabel

7 Mars 2019

#PërGratë: Nëse jo tani, kur? Nëse jo ne, kush?

Nesër, Dita Ndërkombëtare e Gruas, 8 Marsi, do të vijë jo vetëm si festë, por edhe si një formë ndërgjegjësimi në lidhje me çështje të ndryshme të mbrojtjes së vajzave dhe grave.

Moderatorja e “Thumb”, Fatma Haxhialiu, postoi pak ditë më parë disa pamje nga spoti sensibilizues në sheshin “Nënë Tereza”: 100 trëndafina, për 100 gra. 100 trëndafilat ishin simbol i vajzave dhe grave që humbën jetën gjatë vitit 2018.

#PërGratë: Nëse jo tani, kur? Nëse jo ne, kush?

“Edhe sa viktima duhen akoma që të reagojmë? Nëse jo tani, kur? Nëse jo ne, kush? Në luftën kundër mortit duhet të jemi të gjithë bashkë, vajza, djem, burra, gra, ndryshe jemi të humbura. Në 2019-n, ende luftojmë për të drejtën e jetës, a nuk është rrënqethëse?! Asgjë përveç Zotit nuk mund të ta marrë jetën! Askush nuk mund të vendosë për ty! Ky nuk ishte fati yt, ti mund ta ndryshosh fatin tënd, ti je fati yt!” – shkroi ajo.

Nësër, në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve do të prezantohet një forum kushtuar grave të dhunuara, gjatë të cilit do të flasin figura të shquara të jetës akademike, sociale si edhe gratë që fituan betejën me dhunën.

#PërGratë: Nëse jo tani, kur? Nëse jo ne, kush?

Në eventin e postuar në Facebook, ndër të tjera shkruhet se do të prezantohet edhe një platformë e ndihmës së shpejtë, strehëza ku gratë e dhunura do të mund të qëndrojë dhe të mësojnë mbi një profesion.