Ditën e djeshme qarkulloi kudo në portale lajmi se Dojna Mema, me shumë mundësi është e lidhur me këngëtarin Vlashent Sata. Dyshimet u ngritën veçanërisht për shkak të postimeve të dyshes në Instagram, ku u aludua se gjashtë ditë më parë, që të dy ndodheshin me pushime bashkë në Stamboll.
Sipas “Iconstyle.al” moderatorja dhe këngëtari publikuan nga një foto, me dy ditë diferencë, nga i njëjti vend por në kënde të ndryshme.
“Për më tepër ndërsa ndodhet me pushime, Dojna nuk ka treguar në asnjë moment se me kë ndodhet dhe të gjitha postimet e saj janë vetëm.” u shkruajt ndër të tjera.
Po kështu u tha se shpesh Dojna dhe Vlashenti janë parë bashkë teksa pushonin në plazhin e Shëngjinit.
Moderatorja ka reaguar duke thënë se mes tyre nuk ka asgjë më shumë veçse një projekt të ardhshëm.
"Po, kam lexuar edhe unë pak vërdallë. Shumë shpejt do të vijë një projekt mes meje dhe Vlashent Satas që do të qartësojë shumë gjëra. Nëse gjithçka shkon mbarë do të publikohet në prill, por nuk mund të jap një datë. JO! Unë nuk do të këndoj, rrini të qetë.” u shpreh Dojna ndër të tjera për "Class".
Përsa i përket 36- vjeçarit Vlashent Sata, ai është gjithashtu edhe tekstshkrues e kompozitor, ndërkohë që karrierën e tij në skenë e ka nisur që në moshën 5- vjeçare. Që prej viti 2002, artisti jeton në Francë.