Muzika

Rita Ora flet sërish për këngën e famshme me Dua Lipën, Bebe Rexhën, Ava Max dhe Njomzën

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2019

Rita Ora flet sërish për këngën e famshme me Dua Lipën,

Pak kohë më parë, pasi Bebe Rexha etiketoi Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max, të gjitha reaguan duke rënë dakord. Listës iu shtua edhe Njomza. Megjithatë, asokohe, Rita Ora komentoi nën një postim misterioz në Instagram. Tha po, por u përpoq të fshihej.

Rita Ora flet sërish për këngën e famshme me Dua Lipën,

Vështirë të gjendej një koment në postimin e kushe-e-di-kujt, ndaj reagimi i saj ishte i dyshimtë. Por jo më! Pas një koncerti të mbajtur në Manila, Philippines, në një intervistë për radion MYX, Rita u shpreh kështu:

“Nuk e kemi nisur ende bashkëpunimin, por mendoj se do të jetë super cool, sepse jemi të gjitha shqiptare dhe do të jetë një moment magjik për Shqipërinë gjithashtu.”