Celebrity

Muaji i mjaltit mbaroi: Gjërat s'po shkojnë aspak mirë për të sapomartuarit!

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2019

Muaji i mjaltit mbaroi: Gjërat s'po shkojnë aspak mirë

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë zyrtarisht burrë dhe grua, por muaji i mjatit duket se ka mbaruar. Burime për Us Weekly janë shprehur se çifti është duke kaluar një periudhë të vështirë dhe shkaku është Justin Bieber.

Muaji i mjaltit mbaroi: Gjërat s'po shkojnë aspak mirë

Problemet personale të këngëtarit po ndikojnë në jetën e tyre si çift dhe momentalisht gjërat s’po shkojnë ashtu siç pritej.

Madje, miqtë e dyshes janë shprehur të shqetësuar për vazhdimësinë e kësaj martese duke thënë se ato kanë ende probleme që lidhen me besimin ndaj njëri tjetrit.

“Ai ende ka nevojë dhe e do atë në jetën e tij, por kjo periudhë që po kalojnë është shumë e vështirë për të dy.”

Muaji i mjaltit mbaroi: Gjërat s'po shkojnë aspak mirë

Pavarësisht kësaj, as Hailey dhe as Justin nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga njëri tjetri. Janë ende në fillim të martesës dhe bazuar në studimet e shkencës, viti i parë është më i vështiri! Nuk ka rëndësi prej sa kohësh një çift është bashkë, fillimi i martesës vjen gjithnjë me probleme.

Mund të jetë kjo, nëse në mendjen e modeles nuk kalon shpesh Selena Gomez...