Olta Boka, e ftuar në Thumb, mes të tjerave ka folur si rrallëherë për jetën e saj private. Prej shumë vitesh, këngëtarja është në një lidhje me Iv Rrokajn, djalin e një prej ish-deputetëve të LSI-së, Shezai Rrokaj.
Pavarësisht marrëdhënies së konsoliduar, Olta ka zgjedhur që partnerin e saj ta mbajë larg lajmeve apo çdo thashethemi të mundshëm mediatik. Arsyeja?
“Mjaftohem me 2-3 informacione që më tregojnë mua të vërtetë. Një gjë më shumë askujt nuk do t’I hynte në punë. Dua ta kem për vete. Një gjë shumë të shtrenjtë njeriu e mban për vete. Unë kam zgjedhur të jem artistja në ekran, jo njeriu që bën scoop-e. Historia ime është zbuluar që në fillime. Në ekran jam munduar ta shmang sa më shumë si temë, se pastaj fillojnë të bëjnë rezymenë e jetës.”- shprehet Boka.
Për herë të parë, fotot e çiftit qarkulluan nëpër portale verën e 2017-ës, teksa dyshja pushonte në jug të vendit.