Shqipëria

Si të mos biesh pre e mashtrimeve të dyqaneve online në Shqipëri

Shkruar nga Anabel

26 Mars 2019

Si të mos biesh pre e mashtrimeve të dyqaneve online në

Me zhvillimin e teknologjisë, blerjet online janë tashmë zgjedhja e një pjesë të mirë të njerëzve. Megjithatë, përpos përfitimeve, sigurisht që blerjet në internet kanë edhe probleme të ndryshme me në krye mashtrimin.

“Po ju shkruaj në lidhje me një shqetësim timin. Më kanë thënë që faqet e blerjeve online janë mashtrime, por ka edhe njerëz korrekt. Porosita tek një faqe në Kosovë. Marr porosinë me set kozmetik dhe vë re që mungonin disa gjëra, pjesa tjetër më erdhi e shkatërruar. I shkrova faqes dhe më bëri bllok.” – shkruan një ndjekëse në Revista Anabel në Facebook.

“Porosita diçka dhe nuk e sollën produktin njësoj si në foto. Më kanë bërë dhe bllok që të hiqen mesazhet.” – shkruan dikush tjetër në anabel_hostel në Instagram.

Si të mos biesh pre e mashtrimeve të dyqaneve online në

Pra, si të mos mashtrohesh nga dyqanet online në Shqipëri? Vilma Bojaxhiu, Menaxhere e Marketingut dhe Specialiste e Autenticitetit në Via Anabel – një nga faqet më të besuara online dhe jo vetëm që tregton marka luksi me çmime shumë herë më të lira – tregon të gjithë hapat e domosdoshëm që duhen ndjekur kur bëhet fjalë për blerje online.

“Së pari, duhet marrë në konsideratë emri i dyqanit dhe duhet kontrolluar sesa i besueshëm është. Mundohuni të kërkoni në Google dhe të lexoni komentet e blerësve të mëparshëm. Shumë dyqane online përdorin edhe uljet e mëdha për të joshur konsumatorin. Megjithatë nëse komentet negative janë të shumta, është mirë që të mos i besoni.”

Si të vërtetojmë nëse uljet e çmimeve janë reale?

“Ndodh rrallë, megjithëse një pjesë e dyqaneve online mashtrojnë duke ofruar ulje të çmimeve të produkteve, kur në të vërtetë i kanë rritur ato si një strategji për të tërhequr klientët. Duhet që me patjetër të bëhet krahasimi i çmimeve duke kontrolluar për produktin në dyqane të tjera online.” – thekson Vilma.

Nëse me dyqanet online është paksa më e vështirë që të mashtrohet për shkak se mund të marrësh në konsideratë komentet e blerësve, me faqet që shesin produkte në Instagram ndodh e kundërta. Si duhet vepruar me dyqanet në Instagram?

“Fillimisht duhet të bëjmë një krahasim të shpejtë të followers me following (ndjekës – llogari që i ndjek faqja/ dyqani online) për të parë nëse dyqani online është i besueshëm ose jo. Për shembull, nëse një faqe ka më shumë se 20,000 ndjekës dhe merr rreth 20 pëlqime në një foto, do të thotë që ndjekësit janë llogari të blera. Nëse fotot janë të marra nëpër faqe të tjera, gjë që shton dyshimet, mund të kërkojmë foto reale të produktit për të parë më mirë gjendjen e tij.”