Celebrity

Pas trailer-it të sezonit të ri, fansat: ‘Kris Jenner, mos na di injorantë?’

Shkruar nga Anabel

28 Mars 2019

Pas trailer-it të sezonit të ri, fansat: ‘Kris Jenner, mos na di

Videoja përmbledhëse e disa prej momenteve më pikante të sezonit të ri të “Keeping Up with The Kardashians” sigurisht që – siç pritej – shkaktoi reagime të shumta. Fill pasi videoja u bë virale, njerëzit reaguan me ironi në Twitter: “Kris Jenner, mos na di injorantë?”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Khloé (@khloekardashian) on

Për çfarë bëhet fjalë? Pra, skandali i tradhtisë të Tristan-it, partnerit të Khloe-s, me shoqen e ngushtë të Kylie Jenner u bë publik në shkurt, ndërsa në 1 mars, Jordyn foli hapur në lidhje me versionin e saj e ftuar në Red Table Talk me Jada Pinkett Smith. Edhe pse një ngjarje tronditëse goditi sërish Khloe-n, pas skandalit të parë të tradhtisë, Kris Jenner u sigurua që kamerat të qëndronin ndezur dhe të gjithë ndodhinë ta realizonte në një sezon të ri.

Natyrisht që një pjesë e mirë e njerëzve në internet janë të mendimit se e gjithë historia e tradhtisë ka qenë një mënyrë marketingu për sezonin e ri.

“E gjithë drama ndodhi javën e kaluar dhe ju gjetët kohën të realizoni sezonin e ri?” – shkruan dikush.

“Pra, ju doni që unë të besoj se ky është reagimi i vërtetë i Khloe-s dhe jo performanca e saj kur u ndezën kamerat?” – ironizon një tjetër.

Prej vitesh, është vërtetuar që Kris Jenner punon fort. Shumë më fort se ç’na i pret mendja!