
Në një vend si ky i yni, ku regjimi komunist u përpoq të rrafshonte çdo përqasje origjinale apo dallim klasor, të flisje për marka të luksit, të paktën deri disa vite më parë ishte tepër e vështirë. Më pas koha rrodhi shpejt dhe Shqipëria u josh nga magjia e emrave gjigantë Chanel apo Hermès, që do t’u linin vend ëndrrave të shqiptarëve për t’u veshur pse jo, si shumë qytetarë të botës.
E gjitha kjo u pasua me një shfrenim prodhimtarie, që do ta mbyste tregun shqiptar me nga imitimet më qesharake te mjeshtëritë e falsitetit. Kështu, (me të drejtë) kushdo që dëshironte diçka realisht firmato druhej nga frika e mashtrimit dhe shpenzimit të kotë. Vështirë të besohej se diku aty mes nesh mund të gjendej një çantë “Hermes Birkin” e 1995- s, të vishej një xhaketë Versace apo ajo kërcitje e këpucëve mbi dysheme të vinte nga një palë Louboutin.
Sot kushdo, zotëruesit e produkteve të luksit, admiruesit ose thjesht kureshtarët duan të dinë nëse mund të blesh brenda kufijve tanë, rroba, këpucë ose aksesorë luksi autentikë. Shkurt, a gjen firmato në Shqipëri?

Pikë së pari kontaktuam Vilma Bojaxhiun, Menaxhere Marketingut dhe Specialiste e Autenticitetit në “ViaAnabel” (një shërbim inovator që u jep mundësi njerëzve të kenë garderobë të pasur me artikuj luksi) e cila na tregoi shkurtimisht se sa informacion kanë shqiptarët rreth firmave.
“Vitet e fundit vihet re një interes edhe për artikuj luksi që nuk janë shumë të dëgjuar në Shqipëri. Përveç të mirënjohurave Louis Vuitton, Gucci, Chanel, Versace, klientët kanë interes edhe për markat më pak të dëgjuara te ne si Marni, Bottega Veneta, Loewe, Proenza Schouler dhe shumë e shumë të tjera. Kjo është një gjë e mirë që tregon se shqiptarët po informohen dhe vizioni i tyre shkon përtej firmave të njohura nga masa e gjerë.”
Çfarë tërhoqi vëmendjen tonë ishte filozofia e “ViaAnabel”; të ofruarit marka luksi me një çmim shumë të arsyeshëm. Si është e mundur e gjitha kjo?
“Njësoj si dyqanet homologe të dorës së dytë në botë dhe website- t me miliona abonentë (si: TheRealReal.com apo VestiaireCollective.com), “ViaAnabel” është kompania e parë e këtij lloji në Shqipëri, e cila ka ndërtuar platformën më të thjeshtë dhe transparente për blerjen/shitjen online të mallrave autentike të luksit. Procesi se si fuksionojmë është shumë i thjeshtë; nëse ke një artikull autentik marke në garderobë, e shet te ne dhe fiton para. Faqja jonë e web- it, www.ViaAnabel.al tashmë prej 3 vitesh përditësohet çdo ditë me mesatarisht 20 artikuj të rinj dhe ofron transparencë për shitësin dhe blerësin, duke u nisur që nga fakti që fotot e produkteve jane reale dhe realizohen në studion tonë nga fotografja, Ina Omuri. Përshkrimi i artikujve bëhet nga vajzat e stafit dhe është 100% i saktë dhe i detajuar (duke përfshire modelin/ masën/ çmimin zyrtar/ gjendjen e artikullit dhe çmimin tonë).” sqaron Bojaxhiu.
Përqëndrohemi pak te besimi, vërtetësia e gjithë kësaj. Si kuptohet në “ViaAnabel” që një produkt është fallso ose jo? Nëpër sa procese kalon verifikimi?
“Disa artikuj është shumë e lehtë per t'i identifikuar menjëherë nëse janë autentikë ose jo. Për disa të tjerë është pak më i vështirë procesi i autentifikimit, flas këtu për modelet më të kopjuara si Hermès Birkin ose Chanel 2.55, duke qenë se kohët e fundit janë shtuar shumë prodhimet "best replica". Megjithatë departamenti ynë i autentifikimit që përbëhet nga minimalisht 2 persona, të cilët marrin pjesë në trajnime të vazhdueshme online, është stërvitur mjaftueshëm edhe me kopjet e mira. Diçka është e sigurt, asnjëherë nuk dalin online në ViaAnabel.al artikujt për të cilët ne nuk jemi 100% të bindur. Në rastet kur jemi 95% të sigurt dhe kemi 5% dyshime, konsultohemi me ekspertë të fushës në Amerikë, bashkëpunojmë me nje kompani atje që ka minimalisht 10 vite eksperiencë në autentifikim. Autentifikimi është ndër proceset më interesante të punës së ViaAnabel, duke qenë se çdo ditë mësojmë diçka të re dhe duhet të bëjmë shumë kërkime online, në varësi të prurjes së artikujve të rinj.”
Pse ia vlen të blesh te "ViaAnabel" diçka të dorës së dytë në vend të një produkti të ri “jo firmato”, siç përgjithësisht shprehemi?
“Mendoje si investim, ky është koncepti ynë. Nëse blen një Chanel autentik të perdorur mund ta shesësh sërish dhe merr mbrapsht lekët që ke shpenzuar (në disa raste merr më shumë se sa ke harxhuar per ta blerë, duke qenë se i rritet vlera për shkak të kërkesës së lartë). Por nëse blen një çantë të re që nuk është markë luksi, a mund ta rishesësh? Jo, nuk e rishet dot dhe paratë që ke harxhuar konsideroji para të hedhura në kosh ose maksimumi do ja dhurosh dikujt.”
Sa e sigurt jam unë si kliente, që nëse e porosis produktin tuaj online do të më vijë njësoj siç duket në foto apo reklamohet në përshkrim?
"100% e sigurt ose ti e kthen mbrapsht produktin dhe ne të kthejmë mbrapsht paratë. Përveç fotove që jane reale dhe përshkrimit të detajuar, ne sigurohemi t'u dërgojmë dhe video të çastit nga butiku klientëve që blejnë online në mënyrë që të jemi sa më transparente dhe të mos ketë vend për pakënaqësi.”
Çfarë ofroni ju më shumë se të tjerët?
“ViaAnabel garanton autenticitetin e produkteve që tregton dhe në rast se një nga blerësit tanë konstaton se artikulli i blerë te ne, nuk është autentik, ne rimbursojmë menjëherë klientin. Për ne është shumë e shenjtë që kushdo që vjen në ViaAnabel.al të blejë një produkt autentik dhe të jetë i lumtur me blerjen. Së dyti, ViaAnabel u jep mundësinë klientëve të paguajnë më pak se çmimet zyrtare dhe për artikuj luksi që e ruajnë vlerën e tyre (përmend këtu marka si Chanel, Hermès, Louis Vuitton, Prada, e të tjera). Së treti, ViaAnabel ofron nje gamë të gjerë artikujsh dhe çmimesh, duke filluar nga koleksionet me vintage e deri te koleksionet e 2018- ës. Pra, është e sigurt që te ne do e gjesh atë që kërkon. Së fundmi, ne kemi një shërbim klienti profesional që i mbështet klientët për më shumë se 12 orë në ditë. Stafi ynë nuk thotë "Po, duhet ta marresh këtë çantë se është shumë e bukur ose merre të shkon", por "Mendoje si investim sepse nëse e blen me këtë çmim, mund ta përdorësh dhe ta rishesësh sërish duke qenë se e ruan vlerën deri në 70% te cmimit që po e blen".
A ka mundur "ViaAnabel" të tejkalojë kufijtë shqiptarë? Ju pyes për faktin se suksesi i biznesit garanton origjinalitetin e artikujve tuaj.
“Kjo është pjesa me të cilën krenohemi më shumë sepse të krijosh besim te klienti është shumë e vështirë dhe është proces që zgjat, por mund të them me plot gojën që ne ia kemi arritur dhe per klientët ndërkombëtarë. ViaAnabel prej një viti ka nxjerë online dhe faqen e web-it në gjuhën angleze, ViaAnabel.com vetëm për klientët ndërkombëtarë. Jemi të lumtur të themi që ia kemi dalë të kemi klientë të huaj të cilët thjesht me një klikim në Google kanë arritur të zbulojnë thesare në ViaAnabel.com dhe të blejnë online direkt nga faqja jonë me anë të Paypal. Duke qenë se stafi ynë i shërbimit të klientit e zotëron shumë mirë gjuhën angleze, është shumë e lehtë dhe për ne të komunikojmë me ta. Megjithatë, me kaq shumë foto reale sa ka në faqen tonë, dikush që i njeh mirë markat e luksit nuk dyshon aspak për mashtrim.”
Në lidhje me vendndodhjen e "ViaAnabel", numrat e kontaktit dhe produktet, klikoni këtu.